Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Alban Hyseni në Përlepnicë dhe në Lagjen “Dheun e bardhë”: Fitorja është e jona

November 5, 2025

Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta

November 5, 2025

Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!

November 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Alban Hyseni në Përlepnicë dhe në Lagjen “Dheun e bardhë”: Fitorja është e jona
  • Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta
  • Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!
  • Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme
  • Arbëri për shëndetësinë
  • Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan
  • Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Organizata Dardanapress mbanë tryezën e dytë lidhur me transparencën në administratën Komunale të Kamenicës
Lajme Lokale

Organizata Dardanapress mbanë tryezën e dytë lidhur me transparencën në administratën Komunale të Kamenicës

adminBy adminOctober 31, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur tryezën e dytë lidhur me transparencën në Administratën Publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga ana e ekzekutivit.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryetari Komunës Kadri Rahimaj, zëvendës kryetarja për komunitete Aleksandra Jovanovic, Drejtorët e Drejtorive Komunale, qytetarët, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale.
Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi i sfidave dhe mundësive për rritjen e transparencës në Administratën Publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetareve drejtuar zyrës se Kryetarit të Komunës dhe Drejtorive Komunale.
Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thëne se vendimmarrja për ne dhe institucionet komunale është një sfidë e madhe pasi që sipas tij deri me tani politika ka zhgënjyer qytetarin dhe si qeverisje po mundohen që të jenë sa më pranë qytetarit përmes dëgjimeve publike dhe buxhetore ku kërkesat e dala nga këto takime janë inkorporuar mbi 80% në buxhetin komunal për vitin 2023.
“Publikimi i raportit të punës së kryetarit me 173 faqe dhe publikimi i raporteve të Drejtorive Komunale tregojnë se nga vendi i 22-të të ranguar viteve të kaluara për transparencë, tani Komuna e Kamenicës është renditur e treta në nivel vendi, dhe ky është një element që tregon që kemi rritje të transparencës. Rritja e transparencës kthen besimin e qytetarëve në institucionet komunale dhe ne do jemi gjithëherë në shërbim të qytetarëve ”. ka thënë kryetari Rahimaj.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me rritjen e transparencës në administratën komunale përmes publikimeve të raporteve, vendimeve, debateve publike, dëgjimeve publike, si dhe realizimi i kërkesave të qytetareve dhe Këshillave Lokale.
Nga kjo tryezë janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
Si rekomandim kryesor i dalë nga tryeza është trajtimi dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve drejtuar ekzekutivit, përfundimi i projekteve të filluara para shumë vitesh, komunikimi me qytetar në zonat rurale, realizmi i kërkesave të qytetareve të dala nga dëgjimet publike, organizimi i fushatave vetëdijësuese nga ana e qeverisjes komunale se bashku me shoqërinë civile për arritjen e një rritje të dukshme të transparencës dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut./GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Alban Hyseni në Përlepnicë dhe në Lagjen “Dheun e bardhë”: Fitorja është e jona

November 5, 2025

Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta

November 5, 2025

Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!

November 5, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Alban Hyseni në Përlepnicë dhe në Lagjen “Dheun e bardhë”: Fitorja është e jona

By adminNovember 5, 2025

Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Përlepnica është…

Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta

November 5, 2025

Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!

November 5, 2025

Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme

November 5, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Alban Hyseni në Përlepnicë dhe në Lagjen “Dheun e bardhë”: Fitorja është e jona

November 5, 2025

Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta

November 5, 2025

Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!

November 5, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.