Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
  • Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Nuk kanë alternativë tjetër”, Salihaj me paralajmërim të fortë për Kurtin dhe Abdixhikun
Lajme Qendrore

Nuk kanë alternativë tjetër”, Salihaj me paralajmërim të fortë për Kurtin dhe Abdixhikun

adminBy adminAugust 4, 2026Updated:August 4, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

NGA: A.SH

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë një takim të martën, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të qershorit.

Sipas deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, takimi do të mbahet në orën 18:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kurti kishte ftuar në takim edhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por drejtuesit e këtyre dy subjekteve politike vendosën të mos marrin pjesë.

Lidhur me këtë çështje, ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar se arritja e një marrëveshjeje mes Kurtit dhe Abdixhikut për formimin e institucioneve është e domosdoshme.

Sipas tij, vazhdimi i krizës politike ka dëmtuar Kosovën brenda dhe në raportet ndërkombëtare, ndërsa zgjedhjet e reja do të sillnin pasoja për të gjitha palët.

“Unë mendoj se gjetja e një marrëveshjeje politike për t’i formuar institucionet është veprim shumë i dobishëm dhe duhet përkrahur pa rezervë. Duhet përkrahur daljen nga kriza dyvjeçare, sepse Kosova ka humbur shumë edhe në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

Se sa janë seriozë Kurti dhe Abdixhiku në këto bisedime, duhet parë, por unë mendoj se këta të dy nuk kanë alternativë tjetër, sepse shkuarja sërish në zgjedhje do të jetë me pasoja të rënda edhe për ta, edhe për Kosovën.

Kosova gjatë periudhës dyvjeçare të krizës ka humbur dukshëm kredibilitetin para partnerëve ndërkombëtarë, kështu që krizën duhet zgjidhur çdo ditë e më parë”, deklaroi ai për “Bota sot”.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026

Moti sot

August 19, 2026
Mos humbni
Kulturë

Më dhuro një lule…

By adminSeptember 17, 2026

Shkruan: Anita Hoxha Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes, Nëse vetmuar me sheh ti,…

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026

Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.