Pasditen e së martës, në oborrin e shtëpisë në Gjilan është gjetur i vdekur një person I moshës 69 vjeëare, ka njoftuar Policia.
Për rastin, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
Policia ka njoftuar se afër trupit të tij është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se personi të ketë kryer vetëvrasje.
Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GJILANI INFO/