Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit për 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se janë regjistruar 24 aksidente trafiku me lëndime si dhe 32 të tjera me dëme materiale.
Ndërkaq, brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2002 gjoba trafiku.
Për të njejtën periudhë kohore policia ka arrestuar19 persona, prej të cilëve 5 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/