Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Na presin projekte të shumta në mandatin e ardhshëm
Natën po e mbyllim me një takim të ngrohtë me qytetarët e Lagjes Kodra e Dëshmorëve, tek familja Jetishi.
Bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, dhe kandidatët për asamble Kushtrim Ibrahimi, Nafije Kadriu e Fatime Aliu, takuam banorët e kësaj lagjeje ku biseduam për punët e realizuara gjatë këtij mandati dhe projektet e shumta që na presin në mandatin e ardhshëm.











