Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu, pra sot ka tendencë të jetë më freskët se ditët e kaluara, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet më tej.


