Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
  • Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Mihane Beqiri, diplomatja e re që flet rrjedhshëm 5 gjuhë të botës
Diasporë

Mihane Beqiri, diplomatja e re që flet rrjedhshëm 5 gjuhë të botës

adminBy adminApril 15, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Poliglote, diplomate, aktiviste për të drejtat njerëzore, anëtare e Aleancës Rinore Botërore, ambientaliste dhe poete, Mihane Beqiri ka për qëllim ta bëjë Kosovën një vend më të mirë dhe t’i tregojë botës.

Shumë të rinj shqiptarë janë duke arritur suksese në profesionet që kanë zgjedhur të punojnë. Patjetër që njëra nga këto është edhe shqiptarja Mihane Beqiri, transmeton albinfo.ch.

Ajo shquhet si në formimin intelektual, profesional dhe etik, sepse bota e saj, angazhimet dhe ambiciet kanë të tjera dimensione.

Mihane Beqiri është një diplomate e re, aktiviste mjedisore dhe poliglote që flet rrjedhshëm pesë gjuhë, ajo tashmë ka lënë shenjën e saj si përfaqësuese e Kosovës në evente të shumta botërore. Dhe gjithçka e ka arritur ndërkohë që është vetëm 22-vjeçare.

Ajo është përfaqësuese zyrtare nga Kosova në Organizatën Botërore të Prosperitetit (WPO).

Si ambasadore e Kosovës në ambasadën virtuale, Mihania dëshiron të sigurohet që të dëgjohet zëri i të rinjve dhe të përmbushet kërkesa e tyre për të udhëtuar pa barriera kudo në botë.

Sipas Europe House, pasioni i Mihanes për punë të dallueshme shkon përtej diplomacisë. Ajo është gjithashtu një aktiviste për të drejtat e njeriut dhe anëtare e Aleancës Rinore Botërore të themeluar në Belgjikë. Ajo thotë se ka shumë gjëra për të bërë, veçanërisht në fushën e të drejtave të grave dhe disa të drejtave fetare.

Aktivizmi mjedisor është një fushë tjetër që Mihania e ka për zemër. Në moshën 19-vjeçare ajo filloi të riciklonte tesha dhe të prodhonte çanta prej tyre. Por marrëdhënia e saj me natyrën nuk mbaron me kaq. Fshati Bajgorë i komunës së Mitrovicës prej nga vjen ajo, ka florë të pasur me shumë lloje të luleve nga familje të ndryshme të bimëve. Kështu, ajo filloi të krijojë një herbarium për të mbledhur dhe identifikuar këto specie dhe bimë dhe gjithashtu për të prodhuar parfume artizanale.

Veç kësaj, si anëtare e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, ajo aktualisht është duke lobuar për të pasur më shumë opsione vegane dhe vegjetariane në dispozicion të studentëve në mensën e Qendrës së Studentëve.

Pavarësisht angazhimit të saj të mirëfilltë në përfaqësimin dhe aktivizmin e të rinjve, Mihania mundet të krenohet edhe me aftësinë e saj për të folur pesë gjuhë që në moshë të re: anglisht, frëngjisht, italisht, turqisht dhe hindi. Për shembull, aftësitë e saj në frëngjisht kanë dhënë tashmë një kontribut të rëndësishëm duke e vendosur Kosovën në hartë. Dy vjet më parë, ajo dëshironte të merrte pjesë në një konkurs poezie në frëngjisht, por Kosova nuk ishte e listuar në mesin e vendeve. Pas dy javësh me shkëmbime të email-eve dhe mesazheve në Facebook me organizatën organizatore të konkursit, “Chansons sans Frontières” nga Franca, më në fund ata vendosën të shtojnë Kosovën.

Mihania e sheh të ardhmen e saj në diplomaci si një mundësi për ta përmirësuar imazhin e Kosovës, si një vend relativisht i ri që nënvlerësohet dhe injorohet në komunitetin global. Ajo dëshiron të sigurohet që imazhi i Kosovës të shihet dhe të vlerësohet në mbarë botën. /Albinfo.ch

 

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?

September 29, 2026

Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë

September 29, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

By adminSeptember 30, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të…

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026

Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.