Është lënduar në këmbë me armë zjarri një femër nga Hajnoci i Kamenicës nga një person, ka njoftuar policia, rast ky që është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Lidhur me rastin, thuhet se e plagosura ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/


