Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryqtari i fundit i shqiptarisë
Kulturë

Kryqtari i fundit i shqiptarisë

adminBy adminJuly 8, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Monika Stafa

Për më shumë se gjashtë dekada, qëkurse vepra e Ismail Kadaresë fitoi vëmendjen e opinionit dhe të studimeve, nuk ka mbetur cilësim e kundërcilësim pa u përdorur, prej madhështimit të saj e deri te nënçmimi e refuzimi për veprën e tij.

Në këtë epokë të fundme, më shumë se për brendinë e veprës së Kadaresë, është debatuar për disa raporte më të përgjithshme, si letërsia dhe shteti e pushtetet, letërsia dhe politika e ideologjia, shkrimtari dhe liria e censura.
Prej vitit 1954, kur botoi librin e tij të parë, “Frymëzime djaloshare”, Kadare i ka sprovuar e përpunuar thuajse të gjitha llojet apo nënllojet e letërsisë, prej skicës e reportazhit deri te romani e drama. Veprës së tij nuk i mungon asnjë epokë: parahistorike e historike e popullit shqiptar, prej kohërave të mjegullta mitologjike, periudhës parakombëtare, kohës së formimit të vetëdijes etnike, epokës së humanizmit europian, shekujve të vështirë perandorakë dhe periudhës historike, deri te bashkëkohësia dhe sezonet politike të sotme.
Kadare, me veprën e tij, i ktheu letërsisë shqipe një përmasë të munguar për shumë kohë, përmasën europiane, që ajo e kishte humbur qysh prej Gjergj Kastriotit dhe Marin Barletit. Pavarësisht disa përpjekjeve të çmueshme të shkrimtarëve të gjysmës së parë të shekullit të 20-të, kjo përmasë nuk u arrit të rifitohej edhe atëherë.

Pas 60 vitesh krijimtari, vepra e Ismail Kadaresë tani veçohet si një projekt letrar, që u nis si frymëzim dhe u përkrye si një mjeshtëri. Veprat e tij vazhdojnë të ruajnë pavarësinë e kohës dhe njëherësh zotërojnë një vend të përcaktuar në kuadër të së tërës. Shumë e rrallë kjo në historinë e letërsisë shqipe dhe atë botërore gjithashtu.

Pikërisht kjo është cilësia përcaktuese që mund të vërehet duke studiuar trashëgiminë letrare të Ismail Kadaresë. Ajo u shkrua dhe u debatua në kushte politike e poetike krejt të ndryshme: në kushte të kufizimit e të lirisë, në kushtet e frymëzimit dhe të refuzimit, në kushtet e kontrollit e të censurës apo dhe në kushtet e lirisë së plotë krijuese.

Letërsia e Kadaresë i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm ligjërimit shqip. Gjatë këtyre tri dekadave, ndërsa dijetarët u ndanë në dy grupe për të diskutuar nëse gjuha që kishim ia vlente të mbahej apo duhej prishur për të ndërtuar një të re, I. Kadare provoi se shqipja jonë, ajo shqipe standarde, ka një kolonë zanore të mrekullueshme dhe është një gjuhë e hapur e aspak fanatike.

Kadare mbetet përfaqësuesi më elitar i kombit shqiptar. E për këtë arsye, ai është mbinjeriu që nuk do t’i vijë më tokës shqiptare edhe për shumë kohë. Ishte një fat dhe një dhuratë e madhe për shqiptarinë, që ai erdhi e u rrit mes nesh pas viteve ’50.

Ikja e tij në atëbotë mbetet një lajm i trishtueshëm për çdo shqiptar që e ndjen veten me identitet europian me rrënjë shqiptare. Një humbje e tejet e dhimbshme për letërsinë shqipe dhe ekuilibrat e saj, për letërsinë europiane e botërore gjithashtu.

Lexuesit të përkorë do t’i mungojë kryqtari i fundit i dashurisë, gjuhës shqipe kryemjeshtri i saj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.