“Sot bashkë me banorë të fshatit Sllatinë e Epërme vizituam punimet në ndërtimin e palestrës sportive në këtë fshat”, ka njoftuar kreu i Komunës s ë Vitisë, Sokol Haliti.
Sipas tij, në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë është punuar në krijimin e hapësirave sportive, qoftë në modernizimin e atyre ekzistuese ,apo në ndërtimin e hapësirave të reja.
“Vitia ka shumë sportistë të dalluar dhe atë në disiplinat e ndryshme sportive dhe se ata meritojnë të kenë hapësirë për të zhvilluar aktivitet e tyre”, ka theksuar ai.
Haliti ka theksuar faktin se hapësira të tilla janë bazë e sukseseve të mëdha për vitiasit e rinjë./GJILANI INFO/



