Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kërkesat për azil të shqiptarëve në Evropë më të lartat nga vendet e Ballkanit Perëndimor
Lajme Qendrore

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Evropë më të lartat nga vendet e Ballkanit Perëndimor

adminBy adminApril 22, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti më të lartat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të premten shtetasit shqiptarë paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt.

Ata pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut me 602 aplikime, shtetasit nga Serbia me 481 aplikime, shtetasit nga Kosova me 304 aplikime, nga Bosnjë Hercegovina me 142 aplikime, ndërsa numri më i vogël i aplikimeve për azil shëohet nga shtetasit e Malit të Zi me vetëm 23 persona, raporton Voa.

Në janar të këtij vitit numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Evropian ishte rreth 900, nga të të cilët rreth 700 kërkesa për herë të parë dhe rreth 200 si kërkesa përsëritëse.

Edhe treguesit vjetorë të vitit 2022 të Agjencisë Evropiane për Azilin flisnin se në vendet e Bashkimit Evropain kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.

Sipas raportit të Agjencisë në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

Por në vitin 2022 numri i kërkesave për azil shënoi shifra rekord nga shtetasit shqiptarë, në Mbretërinë e Bashkuar ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime për azil.

Raporti më i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin vlerëson se “në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, një rritje e madhe e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare po ndodh në Bashkimin Evropian nxitur nga konfliktet, trazirat politike dhe sociale, vështirësitë ekonomike dhe pasiguria ushqimore.

Sipas raportit të publikuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), vetëm në shkurt të këtij viti vendet e Bashkimit Evropain kanë regjistruar rreth 81 mijë kërkesa për azil. Këtu nuk përfshihen shtetasit nga Ukraina ku sipas Raportit të Agjencisë mbi 4 milionë ukrainas aktualisht përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme në BE.

Sipas raportit të Agjencisë evropiane për Azilin në shkurt të këtij viti shtetasit venezuelianë dhe kolumbianë paraqitën dy herë më shumë aplikime, karahasur me shkurtin e vitit të kaluar dhe në një numër të konsiderueshëm aplikuan edhe rusët dhe iranianët.

Aplikime nga rusët në shkurt ishin 2 100, të cilat janë trefishuar në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, si dhe iranianët me 1600 aplikime, të cilat janë dyfishuar krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Agjencia evropiane e Azilit vlerëson se në fund të muajit shkurt ishin 650. 000 aplikime në pritje të një vendimi të grumbulluara që prej vitit 2017.

Gjatë muajit shkurt vendet e Bashkmit Evropian u dhanë më shpesh statusin e refugjatit afganëve dhe u dhanë mbrojtje ndihmëse më së shpeshti sirianëve

Normat e njohjes për kombësitë e tjera mbetën kryesisht të qëndrueshme, duke përfshirë për sirianët (95%), iranianët (45%), pakistanezët (8%) , bangladeshët (4%) ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe nga vendet e rajonit të Ballkanit nivelet e njohjes janë tejet të ulta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

By adminSeptember 21, 2026

Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë…

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.