Një person është arrestuar në Viti nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 12 maj 2026 rreth orës 23:30, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar 0.34 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga organet kompetente, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Gjilani INFO/


