Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunimit që ka ndodhur në muajin mars dhe prill të këtij viti në Gjilan.
Sipas njoftimit, një e mitur ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore.
“Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore”, thuhet në raportin policor.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.