Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

November 17, 2025

Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë

November 17, 2025

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

November 17, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit
  • Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë
  • Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran
  • Rektori i UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar 7 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh
  • Fakulteti Juridik i UP “Kadri Zeka” bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të Universitetit të Tetovës
  • Policia e Kosovës: Janë dezinformata publikimet në disa media serbe se një “grup i armatosur shqiptarësh ka hapur zjarr drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës ‘Debela Glava’”
  • UÇK-ja nuk ka ushtruar dhunë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Fakulteti Juridik i UP “Kadri Zeka” bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të Universitetit të Tetovës
Lajme Lokale

Fakulteti Juridik i UP “Kadri Zeka” bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të Universitetit të Tetovës

adminBy adminNovember 17, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti i Tetovës ka mbajtur Kongresin Ndërkombëtar mbi Shkencat Humane, Shoqërore dhe Artet, një ngjarje akademike madhore që bashkon profesorë, studiues dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë. Kongresi përfshin një seri konferencash ndërkombëtare të fakulteteve të ndryshme, duke përfshirë Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin e Juridikut, Fakultetin e Filozofisë dhe Fakultetin e Pedagogjisë.

Në kuadër të këtij kongresi, Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” është bashkëorganizator i Konferencës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në fuqizimin e bashkëpunimit akademik rajonal dhe ndërkombëtar.

Fakulteti Juridik i UKZ-së u përfaqësua nga Dekanja, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, e cila mori pjesë aktive në sesionet shkencore dhe diskutimet profesionale. Ajo kontribuoi në debatin akademik mbi sfidat bashkëkohore juridike, integrimin evropian, etikën profesionale dhe ndikimin e teknologjive të reja në sistemet ligjore, duke forcuar rolin e Fakultetit në arenën shkencore ndërkombëtare.

Në hapjen e kongresit, me një videomesazh nga Londra, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi për kontributin e tyre në zhvillimin e dijes dhe të shkencës.

Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, theksoi rëndësinë e këtij kongresi si një laborator idesh, vizionesh dhe transformimesh shoqërore. Ai nënvizoi se gjatë dy ditëve të punimeve do të prezantohen 265 punime shkencore nga mbi 450 autorë e bashkëautorë, në 25 sesione paralele dhe 4 seanca plenare, duke përfshirë fusha të ndryshme të dijes: gjuhësi, letërsi, ekonomi, filozofi, pedagogji dhe drejtësi.

Folësja kryesore e kongresit ishte znj. Majlinda Bregu, ish-Sekretare e Përgjithshme e RCC-së, e cila solli një analizë të thellë mbi rolin e arsimit, sfidat globale dhe transformimet shoqërore e teknologjike. Në mesazhin e saj, ajo theksoi se universitetet duhet të jenë hapësira të mendimit të lirë dhe inovacionit, duke paralajmëruar po ashtu për rreziqet e epokës së inteligjencës artificiale dhe mungesën e kontrollit etik.

Ky kongres, së bashku me bashkëorganizimin e Fakultetit Juridik të UKZ-së, dëshmon angazhimin e institucioneve të arsimit të lartë në avancimin e kërkimit shkencor, shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit akademik në rajon./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

November 17, 2025

Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë

November 17, 2025

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

November 17, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

By adminNovember 17, 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nga Gjilani, është nderuar me Çmimin e Partneritetit (Best Partnership…

Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë

November 17, 2025

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

November 17, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

November 17, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

November 17, 2025

Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë

November 17, 2025

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

November 17, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.