Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»DOKUMENTE – Si synonte Serbia të blejë me të holla krerët shqiptarë më 1913
Kulturë

DOKUMENTE – Si synonte Serbia të blejë me të holla krerët shqiptarë më 1913

adminBy adminAugust 14, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: dr. sc. Enver Sadiku

Pas Luftës së Parë Ballkanike, Kosova dhe vise të tjera shqiptare kishin rënë nën sundimin e Mbretërisë së Serbisë, kurse shqiptarët që ishin në trojet e veta asnjëherë nuk e kishin pranuar një pushtim të tillë dhe në forma të ndryshme kishte rezistuar.

Serbia, duke mos mundur as nëpërmjet dhunës e burgosjeve që të kthej kah veti krerët me ndikim te popullsia shqiptare, provoi edhe në forma të tjera, duke joshur edhe me të holla njerëzit me ndikim, që të viheshin në shërbim të tyre.

Këtë e dëshmon edhe një dokument i lëshuar nga Shtabi i Komandës së Lartë – Reparti Operativ, i cili i është drejtuar komandantit të Armatës së Tretë Serbe, të cilin po e botojmë të plotë.

“Është urdhëruar intendanti[*] që t’i dërgoj kësaj komande shumën e duhur të mjeteve  për harxhimet personale të komisionit, i cili do të punojë sipas urdhrit tim pov. Obr. 4837 të 1 prillit të këtij viti, për të cilin komandanti do t’i drejtohet intendantit kryesor me shumën e caktuar që është e nevojshme për këtë qëllim.

Sa i përket shumës së caktuar për përfitimin e shqiptarëve (në dokument quhen arnautë E.S.), siç e ka paraqitur komandanti në depeshen e 3 prillit të këtij viti obr. 2296, kjo nuk mund t’i lihet komisionit në pronësi, sepse gjej se këto mjete nuk do të kenë sukses te shqiptarët, nëse komisioni nuk është në gjendje që shqiptarëve t’u ofrojë arsye të tjera më serioze me të cilat do t’i bindte në nevojën për përbashkimin me Serbinë. Përvojat e gjertanishme në këtë aspekt (Isa Boletini, Idrizi dhe të tjerët) sikurse edhe vetë e dhëna, të cilin e ka përmendur komandanti në depeshen e kaluar, të cilën e kanë edhe agjitatorët, mjaftueshëm japin fakte se paraja në këtë rast nuk do t’a arrijë qëllimin, andaj komandantit i dërgohen vetëm për harxhimet  personale të komisionit”.

Sv.obr.2295 dhe obr.2364

9 prill 1913                                                        Shefi i Shtabit

Shkup                                 agjutanti i nderit i L.T., Mbretit, Vojvoda.[1]

Dokumenti në gjuhën serbe me shkrim cirilik.

Shqiptarët, që në Kosovë por edhe në Gjilan me rrethinë përherë ishin popullatë dominuese, asnjëherë nuk u përfshin në organet vendimmarrëse të Serbisë. Atyre iu mohua e drejta për pronë, identitet kombëtar, e drejta e besimit të lirë, e drejta e shkollës, e drejta e punës, e gjuhës dhe e lëvizjes.

Nëpërmjet planit të saj për përvetësimin e krerëve shqiptarë me ndikim, Serbia tentonte që nëse ky plan do të ketë sukses, atëherë do t’i shfrytëzonte ata për interesa të veta e nëse nuk do të mund t’ia arrinte këtij qëllimi, atëherë Serbia mëtonte që krerët shqiptarë të komprometoheshin para bashkatdhetarëve të tyre si njerëz të shitur. Duke arrestuar krerët shqiptarë, apo të edhe një a më shumë anëtarëve të familjeve nëpër fshatra e në qytete, ushtria serbe synim të sajin kishte që t’i detyronte shqiptarët e zonave të pushtuara që të rrinë të qetë dhe të mos i kundërvihen ushtrisë pushtuese serbe.

[*] Titulli intendant (frëngjisht: intendant, nga folja latine intendere = të menaxhosh diçka, të mbikëqyrësh) në histori është përdorur në shumë vend, tradicionalisht ajo i referohet nëpunësit administrativ të administratës publike.

[1]Arkivi Shtetëror i Kosovë (ASHK), Fondi i Sadullah Brestovcit, nr. i inv. 29. telegram komandantit të Armatës së Tretë dërguar më 9 prill 1913 dërguar nga Shtabi i Komandës së Lartë – Reparti Operativ, Pov. Obr. 5107. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.