Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

January 16, 2026

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026

Brenda 24 orëve, 60 aksidente trafiku në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

January 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë
  • Brenda 24 orëve, 60 aksidente trafiku në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
  • Për një javë 1 mijë e 526 gjobitje për kundërvajtje në trafikun rrugor në Rajonin e Gjilanit
  • Moti sot
  • Policia nga Rajoni i Gjilanit ka arrestuar dy person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
  • Mbi 60 aksidente trafiku për 24 orëshin e fundit në Kosovë
  • Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Dikur refugjatë, sot me kompani të suksesshme ndërtimi në Austri
Diasporë

Dikur refugjatë, sot me kompani të suksesshme ndërtimi në Austri

adminBy adminFebruary 12, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vëllezërit Behadin, Sabajdin dhe Abidin Beluli, prej vitesh kanë ushtruar profesionin e ndërtimit në Austri dhe tani zotërojnë kompaninë e tyre “BrüderBau”, një kompani serioze dhe e suksesshme e ndërtimit në këtë vend

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në botë kanë depërtuar në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha. Këtij numri i shtohen edhe vëllezërit Beluli nga Opoja, në regjionin e Prizrenit, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri.

Vëllezërit Behadin, Sabajdin dhe Abidin Beluli, prej vitesh kanë ushtruar profesionin e ndërtimit në Austri dhe tani zotërojnë kompaninë e tyre “BrüderBau”, një kompani serioze dhe e suksesshme e ndërtimit në këtë vend.

Të tre vëllezërit me punën dhe vullnetin e tyre të pandalshëm për vite me radhë, krijuan kompaninë e tyre duke e bërë kështu një histori suksesi.

Në fakt familja Beluli ka pasur prej kohësh traditë biznesin. Babai i tyre, Salim Beluli kishte migruar në Austri në vitin 1971, ndërsa gjatë vitit 1999, për shkak të luftës në Kosovë, vëllezërit Beluli së bashku me nënën e tyre migruan si refugjatë për t’u bashkuar me babanë e tyre. Ata u vendosen në Perg, qytet në afërsi të Linzit, ku ende vazhdojnë të jetojnë.

“Fillimet kanë qenë jo edhe aq të lehta, sepse nuk kishim njohuri të gjuhës, pastaj ishin shumë të mëdha synimet për t’u kthyer sërish në Kosovë. Nuk ishte e lehtë të lësh shtëpinë, shkollën, shoqërinë dhe atdheun dhe të shkosh në një vend krejtësisht të ri ku nuk njihnim thuajse askënd“, tregon Sabajdini, njëri nga vëllezërit Beluli për revistën Albinfo.at.

Tutje ai rrëfen se babai i tyre punonte në firmën e njohur austriake të ndërtimit „Habau“. Ishte pikërisht kjo kompani gjatë kohës së luftës e cila kishte ndërmjetësuar përmes Ambasadës së Austrisë në Shqipëri, për të  sjellë familjen Beluli në Austri.

„Ne u jemi mirënjohës jo vetëm kësaj kompanie e cila nga respekti që ka pasur për babanë tonë, ka garantuar për ne, por edhe për gjithë shtetin austriak për gjestin humanitar që ka bërë gjatë luftës së Kosovës, duke na hapur dyert e strehimit për gjithë shqiptarët e Kosovës“.

Sabajdin Beluli

24 vite të frytshme në Austri

Tre nga djemtë e Salimit fillimisht punuan në kompaninë e ndërtimit „Habau“ ku babai i tyre kishte punuar që nga marsi i vitit 1971, duke i marrë mësimet e para në sektorin e ndërtimtarisë.

„Kur i mbushëm 18 vjeç, ne filluam të punojmë si nxënës në firmën „Habau“. Aty mësuam dhe përvetësuam „zanatin“ e ndërtimtarisë.  Kemi punuar aty 16 vjet dhe kemi bërë trajnime të shumta kualifikuese për profesionin tonë“, shprehet Sabajdini.

Pastaj, në vitin 2017, tre vëllezërit, Behadini, Sabajdini dhe Abidini morën guximin dhe hapën kompaninë e tyre të ndërtimit “BrüderBau”.

Pavarësisht se fillimet për ta kanë qenë të vështira, vet hapja e firmës ka qenë iniciativë e bashkimit të forcës si familje, duke arritur të themelojnë një firmë serioze dhe të respektuar në Austri, që tani ka 12 punëtorë.

Kompania “BrüderBau” me ekipin profesional, ka realizuar me sukses një larmi projektesh private për familjet, kryesisht ndërtime të shtëpive si dhe shumë projekte të tjera, sipas dëshirës së klientëve.

„Kompania “BrüderBau” merret me ndërtimin e shtëpive familjare, ani pse në dy vitet e fundit, vërehet një lloj krize në ndërtimtari. Gjatë këtyre viteve, përveç tjerash, kompania jonë ka punuar me ndërtime të larta industriale”, tregon Sabajdini.

“BrüderBau” është po ashtu edhe pjesë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.

“Mundohem gjithmonë të jemi një urë lidhëse mes firmave shqiptare dhe atyre austriake. Në fakt, ne jemi akoma më të kënaqur që fëmijët tanë kanë një motivim për të pasur suksese dhe për të ecur përpara në karrierë”, thotë ai.

Dy vëllëzërit tjerë: Abidin dhe Behadin Beluli

Familja Beluli, shembull i integrimit në Austri

Jo vetëm tre vëllezërit që me firmën e tyre “BrüderBau” kanë arritur të krijojnë emër të respektuar në fushën e ndërtimit në Austri, por pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjes kanë vende të mira të punës nëpër institucionet austriake, duke u bërë kështu shembull i mirë i integrimit në Austri.

“Vëllai ynë i madh, Vahidini, i cili nuk është pjesë e kompanisë, është profesor në shkolla të larta të Austrisë për religjion dhe njëkohësisht është kryetar i ALKIG (Organizatës kupolë të xhamive shqiptare në Austri). Po ashtu edhe fëmijët tanë punojnë nëpër institucione austriake. Për shembull, djali i vëllait punon në Entin e Financave të Austrisë (Finanzamt), një tjetër ka studiuar në Innsbruck për Histori dhe Religjion ku përpos angazhimeve shkencore është njëri prej dy ligjëruesve fetarë në ushtrinë austriake (Bundesheer). Njëra vajzë e vëllait punon në Gjykatën Rajonale (Landesgericht) të Linzit, vajza tjetër punon në „Sigurimin shëndetësor“ (Krankenkasse)”, tregon Sabajdini.

Mirë-integrimi, bashkë me sukseset e secilit anëtar të familjes Beluli, i bën të jenë ballëhapur para gjithë shoqërisë austriake.

“Pavarësisht se secili vëlla ka familjen e tij dhe shtëpitë e tyre, ne punojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë bashkë. Tradita, kultura, gjuha dhe feja mbizotëron tek ne dhe në familjen tonë”, përfundon Sabajdin Beluli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorë po qëndron në Zvicër

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

By adminJanuary 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndryshme me urdhër të prokurorit të…

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026

Brenda 24 orëve, 60 aksidente trafiku në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

January 16, 2026

Për një javë 1 mijë e 526 gjobitje për kundërvajtje në trafikun rrugor në Rajonin e Gjilanit

January 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

January 16, 2026

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026

Brenda 24 orëve, 60 aksidente trafiku në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

January 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.