Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Është gjetur personi i cili ishte shpallur i humbur në Gjilan

January 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

January 16, 2026

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Është gjetur personi i cili ishte shpallur i humbur në Gjilan
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë
  • Brenda 24 orëve, 60 aksidente trafiku në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
  • Për një javë 1 mijë e 526 gjobitje për kundërvajtje në trafikun rrugor në Rajonin e Gjilanit
  • Moti sot
  • Policia nga Rajoni i Gjilanit ka arrestuar dy person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
  • Mbi 60 aksidente trafiku për 24 orëshin e fundit në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Bastisja në veri/ Ngrihet alarmi për Kosovën – kërkohet urgjentisht kjo gjë nga ndërkombëtarët!
Lajme Qendrore

Bastisja në veri/ Ngrihet alarmi për Kosovën – kërkohet urgjentisht kjo gjë nga ndërkombëtarët!

adminBy adminOctober 17, 2023Updated:October 17, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Majlinda Haziri

“Të hetohet Radojçiqi dhe Lista Serbe”“Të gjitha komunat serbe mund të jenë të armatosura deri në “dhëmbë”, duhet të ketë kujdes të madhë Kosova”

Ditë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK), ka bërë të ditur se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.

Prokuroria Speciale njoftoi se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.

Kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Në lidhje me këto bastistje ka folur edhe Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai tha që ka armatimi i sekuestruar deri tani zbardh planin e Serbisë për aneksimin e veriut.

“Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Kujtojmë që pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te Tre Rrokaqiejt prezentë kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës ishte në vend të ngjarjes.

Mirëpo të gjendur në këtë situatë a do të ketë ndëshkim nga ndërkombëtarët për Serbinë?

Tërnava: Nga ndërkombëtarët të kërkohet që Kosovës t’i lejohet anëtarësimi në NATO dhe me këtë Kosovës do t’i sigurohet sovraniteti territorial i saj

Hajrullah Tërnava
FOTO GALERI

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai u shpreh se sulmi në Banjskë arriti të zbulojë armatimin që serbët e kishin fshehur për të ndërhyjë në pjesën e veriut.

Sipas tij, duhet të hetohet Radojçiqi dhe Lista Serbe.

“Sulmi terrorist ndaj sovranitetit të Kosovës u organizua nga ana e Serbisë në krye me Radoiçiqin si zëvendës kryetar i Listës Serbe nga të cilat sulme u vra një polic i Kosovës dhe u plagosën dy policë të tjerë, dhe armatimi që u zbulua në vendin e ngjarjes në fshatin e Banjskës, komuna e Zveçanit. Kjo dhe zbulime tjera të përditshme që po ndodhin në ato territore nga ana e policisë të Kosovës, bënë pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktiviteteve policore, ditë më parë u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë dhe në po këto vende u zbuluan sasi të konsiderueshme të armatimit sikur e cekëm më lartë.

Radoiçiqi si organizator i këtyre sulmeve, ndaj tij duhen të udhëhiqen hetimet për veprat kriminale të ndërmarra si sulm ndaj sovranitetit të territorit të Kosovës, si dhe të ndërmerren hetime ndaj partisë serbe, Lista Serpska, dhe ligjërisht t’i ndalohet e drejta e veprimit të saj si parti politike e Kosovës. Sepse armatimi i gjetur nga 24 shtatori i vitit 2023 si dhe zbulimet tjera të shpeshta të armatimit që po zbulohen ditë e për ditë, po dëshmohet se kjo parti në fjalë ka pasur dijeni këtë armatim dhe ka kontribuar që ky armatim në po aq sasi të madhe t’i shërbej popullatës serbe për luftë aktive të sulmit të pjesëve të veriut”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që ka dëshmi të majftueshme që Serbia është involvuar në veprimet terroriste ndaj Kosovës.

“Në bazë të këtyre dëshmive sikur u ceken, e që po konstatohet se vet Serbia është e përfshirë dhe e involvuar në këto veprime terroriste ndaj një shteti sovran sikur që është Kosova. Këto dëshmi lirisht mund të konstatohen si të mjaftueshme që Serbia ishte e përfshirë dhe e involvuar në sulme terroriste prandaj nga institucionet ndërkombëtare sikur që është BE dhe SHBA të kërkohet të ndëshkohet shteti i Serbisë, dhe me këto veprime do t’i vjen fundi i terrorizmit serbe njëherë e përgjithmonë. Prandaj në të ardhmen kjo provoj do t’iu shërbejë edhe shteteve tjera të cilat i përdorin metodat e terrorizmit si sulm për t’i arritur qëllimet e tyre, se çfarë i presin ato shtete që pretendojnë për sulme të tilla. Kurse nga ndërkombëtarët të kërkohet që Kosovës t’i lejohet anëtarësimi në NATO dhe me këtë Kosovës do t’i sigurohet sovraniteti territorial i saj”, nënvizoi Tërnava për “Bota sot”.

Burjani: Është çudi e madhe se si ka hyrë gjithë ai arsenal armatimi për luftë

Blerim Burjani
FOTO GALERI

Ndërsa juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shpreh një habi të madhe në lidhje me futjen e armatimit aq të madh në Kosovë.

Sipas tij, KFOR-i duhet të jetë më shumë vigjilentë.

“Atje fundi nuk vjen pa u kontrolluar në mënyrë rigoroze kufiri me Serbinë. Është çudi e madhe se si ka hyjë gjithë ai arsenal armatimi për luftë, edhe më çuditshme është Serbia e mohon armatimin që është bartë në Kosovë. Ende ka çudi që duhet të zbulohen, të gjitha komunat serbe mund të jenë të armatosura deri në dhëmb, duhet me pas kujdes të madh Kosova. Siguria është shumë cenueshme ajo po shihet , por KFOR duhet të jetë më shumë vigjilentë, nuk mund të bartet gjithë ky armatim mos me dit askush”, foli ai.

Juristi më tej thekson që Serbia ka dhënë armatim sa ka mundur dhe prapë do të jep.

“Mendoj se duhet punuar më shumë për të ndal financimin terrorizmit nga Serbia nuk do mend , Serbia ka dhënë armatim sa ka mundur dhe prapë do të jep tash a mundet kush ta ndal Serbinë për të ndal këtë terrorizëm”, përfundoi juristi Burjani për “Bota sot”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot

January 16, 2026

Parashikimi i motit sot: Me diell dhe vranësira të pakta

January 15, 2026

Moti sot

January 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Është gjetur personi i cili ishte shpallur i humbur në Gjilan

By adminJanuary 16, 2026

“Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së…

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

January 16, 2026

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026

Brenda 24 orëve, 60 aksidente trafiku në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

January 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Është gjetur personi i cili ishte shpallur i humbur në Gjilan

January 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

January 16, 2026

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.