Author: admin

Kompania Two.jobs në Cyrih të Zvicrës ofron mundësinë e lidhjes së kontakteve mes të interesuarve për punë dhe kompanive që kërkojnë punëtorë Kristian Oroshi, 26-vjeçar, tani udhëheq kompaninë Two.jobs, në Cyrih të Zvicrës. Kjo kompani ofron shërbim për dy palët, si për personat që kërkojnë punë, ashtu edhe për kompanitë që kërkojnë punëtorë. Pikërisht kjo është arsyeja pse edhe emri i kompanisë është Two.jobs. Themelimi i Two.jobs E krijuar në vitin 2016, kompania Two.jobs po prek majat e suksesit. Kristian Oroshi, themelues dhe njëri prej pronarëve të Two.jobs, ka treguar për albinfo.ch se si i erdhi ideja për ta…

Read More

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, beson se përparimi në integrimet evropiane është i domosdoshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se tani është koha për integrim të shpejtë evropian të rajonit, ndërsa sipas presidentit Stevo Pendarovski, shanset për heqjen e vetos bullgare janë më të ulëta. Ndërsa sipas ish-presidentit bullgar Petar Stojanov, “Bullgaria është shumë e skllavëruar ndaj opinionit publik dhe ai beson se udhëheqësit e vërtetë të shtetit duhet të krijojnë opinionin publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime historike”. “Fakti është se “ndërtimi i skenës politike bullgare” aktualisht është i tillë që vështirë të arrihet një…

Read More

Numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve ka alarmuar organet e sigurisë në vend, duke i shtuar edhe angazhimet në aktivitetet për sekuestrimin e tyre. Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, statistikat e Policisë po tregojnë që ka mbi 1200 konfiskime të armëve ilegale brenda vitit, e ku sipas tij shifrat janë mjaft të frikshme. Duke folur për këtë dukuri, Ibishi për Ekonominë Online ka thënë qytetarët që i dorëzojnë armët duhet të shpërblehen e jo të denoncohen. “Që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka pasur kërkime dhe hulumtime rreth numrit të armëve në posedim ilegal tek…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se me kërkesë të institucioneve, kompania ka filluar pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të qytetit. Kryetari Hyseni ka thënë se varrezat janë pasqyra e shoqërisë, duke shtuar se mirëmbajtja deri tani nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e duhur. “Jemi duke përgatitur projektin edhe për lokacionin e ri të varrezave, zgjidhje kjo për dhjetëra vite në të ardhmen!”, ka thënë kreu i Komunës./GJILANI INFO/

Read More

Futbollisti me origjinë shqiptare, Agon Sadiku ka shënuar golin e fitores për Honkan në kampionatin finalndez, në duelin ndaj HIFK, ku skuadra e Sadikut triumfoi me rezultatin 1-2, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar, realizoi golin e dytë në minutën e 85-të. Sadiku u fut në lojë në minutën e 66-të, teksa 19 minuta i mjaftuan për të bërë heroin. Për 19-vjeçarin ishte goli i katërt i shënuar në nëntë paraqitje në Finlandë. Sulmuesi me origjinë shqiptarë është pjesë e moshave të Finlandës, e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.

Read More

Se ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë, shumë prej tyre, ndihen të “mashtruar”, kjo më nuk është lajm. Madje, siç ishte supozuar më herët, disa kanë menduar edhe të plagosin veten në mënyrë që të largohen nga konflikti. Kjo gjë ishte pretenduar pasi në pah kishin dalë disa telefonata ku ushtarët rusë dyshohet se e kanë quajtur veten “mish për top”. Por kjo nuk është e vetmja gjë që flet për trajtimin e keq që u bëhet atyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në luftën në Ukrainë. Që nga luftërat e Rusisë në…

Read More

Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të foshnjave në rajon. Sipas një raporti të Eurostat, vendi ynë shënon 10.3 vdekje foshnjore për 1 mijë lindje. Kjo normë është sa dyfishi i mesatares rajonale. Pas Shqipërisë renditet Kosova me normën më të lartë në rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 1 mijë lindje. Më pas vijnë Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4. Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë…

Read More

Giacomo Vrioni ndër gola shënuesit më të mirë, ka marrë Këpucën e Artë në sezonin e parë të kampionatin austriak. Giacomo Vrioni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, po kalon një formë të shkëlqyer në Austri, informon albinfo.at. Ai ka mbyllur kampionatin në Austri, me duelin mes Rapid Vienna. Tirol humbi në finalen e play-off dhe nuk do të luajë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Me 19 golat e shënuar, Giacomo Vrioni ka marrë Këpucën e Artë në sezonin e parë të kampionatin austriak. Lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar po aq sa Karim Adeyemi, i cili është transferuar…

Read More

Ka ndërruar jetë një femër në qytetin e Gjilanit, pasi që e njëjta më 15 maj ishte aksidentuar. Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor. “Më 28.05.2022 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila kishte qenë e përfshirë në aksident trafiku. Viktima ka ndërruar jetë disa ditë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor në spital”, thuhet në njoftimin e policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Read More

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, do të kërkoj anulimin e votave në Tërnoc dhe ripërtëritjen e votimit. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin kryetari i këtij koalicioni, Shaip Kamberi. Ai ka bërë të ditur se afati i ankesave përfundon sonte në orën 20:00. “Afati i ankesës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të materialit zgjedhor në komisionin komunal zgjedhor dhe përfundon sonte në orën 20:00”, ka thënë Kamberi. Deputeti shqiptar ka thënë se nuk do të dorëzohen duke shtuar se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore. “Ekipi jonë juridik po punon në atë…

Read More