- Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan
- Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje
- Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj
- Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”
- U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
- Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026
- Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan
- Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Shaban Isufi është gjetur shëndosh e mirë!
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e kuvendit komunal, Bekim Azizi dhe drejtorë të drejtorive, sot kanë pritur në takim Gjenerallejtënant Eddie Simpson, së bashku me Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti. Kryetari Haliti, i ka falënderuar për vizitën dhe në veçanti për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me ekipet e KFOR-it, që monitorojnë në komunën e Vitisë. Ai po ashtu e ka njoftuar Gjeneralin Simpson për të arriturat e komunës së Vitisë deri më tani, si dhe për projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim, e…
Kapen rreth 18 kg marihuanë në autostradën Prizren-Veri – arrestohen dy persona-i treti në arrati
Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik sot në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur një qese e plastikës, një valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë gjithsej rreth 18 kg. Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë e tipit Renault me targa vendore, një veturë e tipit Audi me targa vendore, telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin. “Në lidhje me rastin…
Faktorizimi i Dritan Abazoviqit është meritë ekskluzive e vetë atij, e jo pjesë e ndonjë programi politik e kombëtar shqiptar. Përkundrazi është reagim ndaj mungesës së çfarëdo programi politik e kombëtar shqiptar. Siç është ngritja e temperaturës së organizmit simptomë e një sëmundjeje, suksesi i një lëvizjeje të tillë qytetare, është simptomë e katandisjes së ideologjisë kombëtare shqiptare në Shqipëri po edhe në Kosovë e prej andej edhe në periferitë shqiptare. Milazim KRASNIQI Zgjedhja e Dritan Abazoviqit për kryeministër të Malit të Zi, si edhe përfshirja e tij e mëhershme në koalicionin qeverisës proserb, kanë shpërfaqë mjerimin e mendimit…
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka parashtruar mocion ndaj akuzave të reja për krime lufte në Semetishtë dhe Budakovë, duke pretenduar se ato kanë defekte. Në shkresën e mbrojtjes, thuhet se akuzat e reja të konfirmuara nga gjyqtari i procedurës paraprake më 22 prill 2022 janë të mangëta për shkak të mungesës së specifikës dhe gabimeve të rëndësishme në deklarim. Mbrojtja ka kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të urdhërohet që të ofrojë një specifikë më të madhe për sjelljen që pretendon nga ana e Thaçit, në rast të dështimit të saj, që ZPS të urdhërohet të zvogëlojë,…
Gjykata dënon me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë të akuzuarin për veprat penale të grabitjes
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. A. I akuzuari me datë 14.01.2022, në ora 20:41 minuta, në rrugën “Avdulla Presheva”, respektivisht në Marketin “Bum”, i kamufluar me një kapelë dhe maskë, hynë në market dhe ndalet tek arka dhe me një armë të ftohtë – thikë, e kanos arkëtaren dhe nga arka arrin të grabisë një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ik në drejtim të panjohur. Po ashtu, me datë 20.01.2022, në ora ora 19:24, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, respektivisht në Marketin “Molla Express”, në Gjilan, i pandehuri…
Kosova nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen ndaj Qipros në udhëtim. Kjo sfidë do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Alain Giresse në ndeshjet zyrtare në krye të “Dardanëve” në një grup ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Irlanda Veriore. Pritjet nga ndeshja me Qipron si dhe tri të tjerat që pasojnë në Grupin 2 të Ligës C, janë të mëdha. Trajneri dhe analisti Malsor Gjonbalaj thotë për KosovaPress se është shumë entuziast për rezultatet e kombëtares, por thekson se pritjet nuk duhet të jenë maksimale sepse kjo mund të ndikojë negativisht…
Maqedonia e Veriut mund të përfitojë në aspektin ekonomik dhe të sigurisë nga dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara, vlerësojnë analistë dhe ish-diplomatë në Shkup. Më 2 qershor në Uashington, Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet për dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka iniciuar dialogun strategjik me një sërë vendesh të botës. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ky dialog përqendrohet në raportet dypalëshe dhe në të trajtohen një sërë çështjesh me interes të të dyja shteteve. Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani, që udhëheq delegacionin e shtetit në Uashington, tha se Maqedonia e Veriut është bërë shteti i…
Driton Bilalli nga Vushtrria, por me vendbanim në Suedi, është zjedhur në pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë. Lajmin për zgjedhjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të Dritonit, të cilët përmes rrjeteve sociale janë shprehur krenarë për arritjet e tij, transmeton Albinfo.ch. ”Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e Kryetarit te Komunës në Tranemo, Suedi. Ne si prind dhe familje jemi shumë krenarë me sukseset dhe punën tuaj. Urime dhe shume suksese. Të priftë e mbara. Zoti të bekoftë!”, ka shkruar babai i tij.
Nga: Selvete ABDULLAHU ( Pas leximit të librit me tregime të Muhamet Halilit, “Një emër nga letërnjoftimi”, edituar kohë më parë nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” ) Nisur me një emër nga letërnjoftimi dhe përfunduar me shumë emra po nga ai letërnjoftim i cili n’a bënë të kuptojmë se ai është çelsi i çdo dere dhe ai mbyll të gjitha dyertë dhe kështu fillon e mbaron një libër me tregime të rralla, të ndjeshme dhe të bindshme. Ky çelës që hap storie të përditshmërisë sonë, n’a ofron rreth një tryeze mendimesh se çfarë ka kaluar populli ynë nëpër dekada…
Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, në Llabjan të Novobërdes, pasi që janë rrahur në mes vete, njofton policia. Sipas policisë, të lënduarit kanë pranuar trajtime mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
