Author: admin

Drejtoria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  në  Kamenicë , pas marrjes së informatave nga disa fermerë që kanë të mbjellur sipërfaqe me kukturë të grurit, kanë hasur në paraqitjen e “Morrit të Kuq” në kallinjët e grurit. Drejtori me stafin e Drejtorisë së Bujqësisë kanë dalë në teren dhe kanë vizituar disa ngastra të mbjelura me grur, ku edhe kanë parë për së afërmi gjendjen faktike të kallinjëve të grurit,  e ku ishte paraqitur insekti i familjes Aphide(morri). Morri është me madhësi 2-4 mm (milimeter), me ngjyrë të kuqe të tejdukshme. Fermeret mund të bëjnë trajtimin me ndonjë insekticid sistemik…

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në Qendra Kamenicë-Ruboci. Të pranishëm kanë qenë 24 pjesëmarrës në takim, ku me 18 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Ruzhdi Qehaja, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Sejdi Ajvazi, Hamdi Tahiri, Sabit Bunjaku, Ilir Leci. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën e Mesme “Ismail Qenali”, /GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në Berivojcë. Të pranishëm kanë qenë 28 pjesëmarrës në takim, ku me 28 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Ilir Tahiri, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Gëzim Islami, Ajet Shabani, Përparim Maliqi, Ramiz Kryeziu. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Destanka Maksimoviq”./GJILANI INFO/

Read More

Gjimnazi “Zenel Hajdini” Gjilan Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e papritur nga ne, të kolegut Halil Xhelili; një njeri e mik i mirë, i pasionuar pas leximit e dijes; një intelektual me qëndrim të definuar prej intelektuali në rrafsh shoqëror, atdhetar e politik. Ndarja me Halilin shënon dhembje e mungesë për të gjithë ne që e njohëm, e patëm mik e bashkëpunëtor, prandaj Gjimazi organizoi mbledhje përkujtimore e nderuese për jetën dhe veprimtarinë e gjithanshme të Halilit tonë. Ngushëllime familjes Xhelili e miqëve! Ngushëllime kolegëve! Me pikëllim; Gjimnazi “Zenel Hajdini” Drejtori; Sami Hoxha

Read More

Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ka pritur sot në takim z. Nderim Pasuli nga Caritasi Zviceran në Kosovë. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e tyre, konkretisht për format dhe modaliteti e reja në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Me këtë rast drejtori Pira, tha se kjo komunë me Caritasin Zviceran në Kosovë, ka realizuar projekte të mira të cilat sipas tij janë tregim i suksesit duke përmendur rastin e fabrikës së përpunimit dhe konservimit “Grasep” në Sllatinë të Vitisë. Ai tha se në këtë takim kanë marrë drejtori për…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë për “Syri TV” ka folur në lidhje me iniciativën “Ballkani i Hapur”, dhe zhvillimet tjera në rajon. Sela theksoi se fjalën e fundit për këtë iniciativë sa i përket hapësirës së shqiptarëve, duhet ta ketë Kosova, gjegjësisht kryeministri i saj, e jo kryeministri i Shqipërisë. “Nuk e di se çfarë i ka penguar shqiptarët që ta unifikojnë tregun e tyre. Askush nuk na ndalon që të kemi program kulturor të përbashkët. Dhe me këtë lejojmë që të na ndikojnë subkultura të vendeve tjera, dhe para perëndimit të dalim me…

Read More

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës nëse nuk do të takohen me kryeministrin Albin Kurti. Ai këtë gjë e tha në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së. Jashari tha se veteranët do të këmbëngulin që takimi të ndodhë gjatë ditës së enjte. “Masa kërkon që takimi të realizohet sot. Ju bëj thirrje deputetëve që të kenë kujdes me vlerat e luftës së UÇK-së. Do të qëndrojmë këtu deri të marrim përgjigje zyrtare. Kemi qenë të gatshëm çdo herë të takohemi,…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për nëntë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë. Fushë Kosovë 13.06.2022 – 22:00. Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i sajë i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime. Graçanicë 13.06.2022 – 22:30. Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar  dhe …

Read More

FC Inter Turku vs FC Drita Ndeshja e parë në UEFA Conference League Klubi FC DRITA do të takohet me FC Inter TURKU nga Finlanda në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. FC DRITA për shkak të sukseseve evropiane në edicionet e kaluara ka rritur koeficientin dhe ishte në mesin e skuadrave bartëse në short. Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, njofton faqja zyrtare e klubit. /GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Gjilanit ka nxjerr në diskutim publik Planin e Veprimit për Transparencë 2022 – 2026, të cilin e ka prezantuar drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, njëherësh kryesuese e grupit punues, Doruntina Hasani. Gjatë prezantimit, Hasani ka thënë se ky propozim-plan është hartuar dhe përgatitur si model nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), është në përputhje me legjislacionin në fundit dhe i cili i është përshtatur nevojave të funksionimit të të gjitha sektorëve të Komunës së Gjilanit, përfshirë Zyrën e Kryetarit, drejtoritë e Kuvendin Komunal. “Plani ka për qëllim që t’i krijojë disa korniza me qëllim që…

Read More