- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
- Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Author: admin
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është transferuar te skuadra e Milanit. Asllani me Milanin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, njofton Klankosova.tv. “Krenare që i bashkohem AC Milanit në një marrëveshje 2-vjeçare. Super e emocionuar për t’u transferuar në Itali”, ka thënë Asllani. Ndryshe, Kosovarja më parë ishte pjesë e Real Madridit.
Nga: Emil Lafe Në “Open” (News 24) të mbrëmjes së 20 qershorit publicisti i njohur Fatos Lubonja u shpreh se Kosova më mirë të kishte mbajtur gegërishten si gjuhë letrare, se kjo do të ishte pasuri: këndej toskërishtja, andej gegërishtja! Me një fjalë shqipja letrare do të frymonte me dy palë mushkëri e jo me një palë, siç është shprehur vite më parë edhe një publicist tjetër. Lidhur me këtë e quaj të nevojshëm një sqarim miqësor për z. F. Lubonja (po edhe për të tjerë që ndajnë e shtjellojnë të njëjtën pikëpamje). Kur diskutohej në kohën e Rilindjes…
Ushtria e Kosovës nga sot i ka edhe 17 oficerë të tjerë, të cilët i janë bashkuar Forcës së Sigurisë se Kosovës (FSK) pas katër vjet studime në Qendrën për Studime Universitare (QSU). “17 oficerë të rinj i janë bashkuar FSK-së dhe do të jenë shtyllë dhe mbështetje e madhe ushtrisë së Kosovës”. “Armiqtë tanë shpresojnë qe vendi ynë te mos ketë të rinj që bartin mbi supe barrën e atdhetarit, por përkushtimi juaj do të dëshmojë se e kanë gabim. Luftoni për idealet e shenjta dhe leni vendin më mirë sesa e keni trashëguar”, ka thënë ministri i…
Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi sot në një konferencë shtypi në Madrid një paketë të re ndihme ushtarake amerikane për Ukrainën me vlerë rreth 800 milionë dollarë. Por ai gjithashtu njoftoi se një koalicion prej më shumë se 50 vendeve në mbarë botën do t’i dërgonte Ukrainës sasi të mëdha armësh. “Ministri ynë i Mbrojtjes ka mbledhur më shumë se 50 vende, të cilat kanë premtuar se do të dërgojnë armë në Ukrainë. Është një përpjekje globale për të mbështetur Ukrainën: po flasim për gati 140 mijë sisteme antitank, më shumë se 600 tanke, afro 500 sisteme artilerie, më…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar arritjen e propozimit francez për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit, por nuk jep detaje për përmbajtjen, shkruan Deutsche Welle”. Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut tha presidenti francez Emanuel Makron në fund të Samitit të NATO-s, në Madrid. Sipas tij gjatë takimit të NATO-s u bënë përparime drejt gjetjes së një zgjidhjeje mes dy vendeve. “Mund të them se është gjetur kompromis, një kompromis që është në përputhje me të dyja palët dhe besoj se është i pranueshëm. Në ditët në vijim, të…
Një qytetar në Gjilan ka raportuar në polici se ka pranuar një kartëmonedhë të vlerës prej 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, bëri me dije policia. Nga njësiti policor për procedurë hetimore është sekuestruar kartë-monedha në fjalë, kurse rasti vazhdon të hetohet, thuhet nga policia./GJILANI INFO/
Në Viti është arrestuar për mashtrim një person i dyshuar, shtetas I Kosovës, pasi i njëjti kishte kryer veprënnë fjalë, ka njoftuar policia. Sipas policisë personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Nxënësja kosovare pranohet në njërin ndër universitetet më të mira të botës Era Syla, shqiptarja nga Kosova është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT – Massachusetts Institute of Technology në SHBA, shkruan albinfo.ch. Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Matematikantëve të Kosovës. Kjo e fundit kishte fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO. Shoqatat e Matematikanëve të Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook, iu ka shprehur mirënjohje…
Kandidati i Koalicionit të Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi të enjten në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare. Kamberi ka thënë se nga 705 votues sa kanë dalë në zgjedhjet e sotme, lista që udhëhiqet nga ai kanë votuar 698 persona. Kamberit iu nevojitën vetëm 610 vota për ta marrë edhe një mandat të deputetit. Nga sonte po vazhdon afati për kundërshtime dhe ankesa në procedurën e votimit në vendvotimin numër 6, për shkak të së cilës…
Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, komisionare e BE- së për çështje të brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave. “E vlerësoj shumë rikonfirmimin e komisonares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, ka shkruar kryeministri Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”. Kryeministri ka deklaruar se rikonfirmimi i konisionares është se Kosova ka përmbushur kriteret edhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. “Pres që të punoj me ju për ta bërë liberalizimin e vizave realitet…

