Një qytetar në Gjilan ka raportuar në polici se ka pranuar një kartëmonedhë të vlerës prej 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, bëri me dije policia.
Nga njësiti policor për procedurë hetimore është sekuestruar kartë-monedha në fjalë, kurse rasti vazhdon të hetohet, thuhet nga policia./GJILANI INFO/