- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
- Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Author: admin
ANITA HOXHA Ah kohë e artë, kur ne shkruanim letra… Ajo e bukura e dëlirtë kohë e dashurisë ….. Herë premtime e herë, ishin gënjeshtra … Atje poshtë, pemës me lule të qershisë Fjalë zemre dritës hënës së praruar E puthje pa fund dërgonim në çdo letër… Ne dy adoleshent çmendurisht dashuruar Sikur t’jetonim diku, në një planet tjetër…. Ah kohë e artë kur ne shkruanim letra Qê dritareve ato shpesh i kishim lënë Dhe flinin në to të bukurat tonat ëndrra Mbuluar yjesh dhe nga e bukura hënë Por vitet shkonin , koha lumë nxitoi…
Një vajzë e mitur është zhdukur në Fushë Kosovë. Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj. Sipas të ëmës, e bija ka dalur nga shtëpia ditën e 30 qershorit, rreth orës 12:00. Nga ajo kohë, nuk dihet asgjë mbi vendndodhjen e saj.
Në mbledhjen gjenerale në fillim të qershorit, anëtarët e FDP-së së Bassersdorf’it njëzëri e zgjodhën Ylli Dokon kryetar të ri të degës së FDP-së në Bassersdorf, shkruan albinfo.ch. Ylli Doko nuk është i panjohur në Bassersdorf, ka qenë aktiv në parlamentin rinor dhe është anëtar i komisionit të të rinjve. Para tre vjetëve ishte kandidat për Parlamentin e kantonit Cyrih dhe në delegat të deges kantonale të partisë. Ylli Doko drejton një kompani, e cila këshillon kompani dhe persona privatë për të gjitha çështjet në lidhe me financa dhe sigurime. Ai është i martuar dhe ka një djalë. Është…
Pentagoni njoftoi të premten se do të dërgojë në Ukrainë armë dhe municione shtesë, në vlerë prej 820 milionë dollarësh. Pakoja e katërmbëdhjetë e armëve për forcat ukrainase përfshin dy sisteme të mbrojtjes ajrore, më shumë municione për lëshuesit e raketave precize “Himars”, të cilat SHBA-ja filloi t’i dërgonte në qershor, rreth 150,000 fishekë municione artilerie të kalibrit 155 mm, si dhe katër radarë shtesë kundër artilerisë. Sistemet e mbrojtjes kundërajrore, të njohura si NASAMS, janë sisteme të raketave tokë-ajër me rreze të shkurtë dhe të mesme veprimi. Lëshuesit me telekomandë supozohet të ndihmojnë forcat ukrainase të mbrohen kundër…
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ i ka kushtuar një artikull faktit që Shqipëria është në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano. Në artikullin e publikuar nga Reuters, shkruhet se Porto Romano do të këtë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake. Gjithashtu mediumi shkruan se baza ushtarake do të ndërtohet dhe bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria. Shqipëria është në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano, një port në ndërtim e sipër në bregdetin e saj të Adriatikut, tha të premten kryeministri Edi Rama. Rama tha në…
2 korriku shënon përvjetorin e miratimit të Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës. E në lidhje me këtë në Klan Kosova ka folur lexuesi i deklaratës së Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës të vitit 1990, Muharrem Shabani, i cili tha se rrethanat në të cilat u miratua kjo deklaratë natyrisht ishin tepër të rënda. I pyetur për dallimet e deputetëve të asaj kohe dhe të tanishmit, Shabani tha se ka shumë dallime. “Ne kemi qenë një përfaqësim tjetër fare. Kemi pasur bazën deliguese, këta deputetë nuk kanë bazën deliguese, nuk kanë as kujt ti japin llogari, as përgjegjësi, as të…
Më 2 korrik, 1990, 114 delegatë miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbi. Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, e me këtë ata…
Shkolla Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan është bërë tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kjo fal iniciativës së Unicef Kosova Programme në bashkëpunim me Team Rijad, pasi të premten u përurua projekti i krijimit të qasjes në tualete për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke i bërë të përshtatshme për ta. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, e ka falënderuar UNICEF-in dhe Team Riad për këtë mbështetje për t’ju krijuar nxënësve të kësaj kategorie qasje të plotë. Sadiku konfirmoi se Komuna po punon në vazhdimësi për implementimin e programit të gjithëpërfshirjes në shkolla, sikurse…
AKV ” Kemajl Azizi” nga Vitia, po qëndron për vizitë në shtetin Turk. Sipas Arsim Abazit, drejtor i këtij ansambli ata po marrin pjesë në disa koncerte dhe festivale të rëndësishme në Denizli dhe Pamukale të Turqisë. Ai theksoj se, ky ansambël ka marrë edhe disa ftesa të tjera që të performojë në koncerte dhe festivale si në Itali, Bullgari, Austri dhe të tjera. Abazi falënderoi antarët dhe të gjithë ata që po e përkrahin këtë ansambël në rrugëtimin e tyre, duke theksuar se ata po bëjnë çmos, që të përfaqësojnë sa më mirë vendin në shtetet e huaja./GJILANI…
Statusi Juridik i Adem dhe Hamëz Jasharit sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare: Luftëtarë, vrasja e tyre nuk mund të hetohet
Adem dhe Hamëz Jashari, pjesëtarë të një “populli të shtypur” dhe që luftuan kundër “pushtuesit të huaj” për të realizuar të “drejtën e tyre të vetëvendosjes”, ligjërisht e gëzojnë statusin e “luftëtarit”. Si anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata përfaqësuan “forcat disidente ose grupe tjera të armatosura” në një konflikt jondërkombëtar, ose ishin të lidhur me një lëvizje çlirimtare—lufta për çlirim kombëtar e së cilës—njihet si “konflikt ndërkombëtar” në të drejtën ndërkombëtare humanitare. Shkruan: Sebahate J. Shala Statusi i luftëtarit në konflikt tëbrendshëm tëarmatosur ka qenë subjekt i polemikave për shkak të legjitimitetit të grupeve të armatosura (joshtetërore)dhe pajtueshmërisë sëtyre…

