- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
- Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Author: admin
Lulzim Fejzullahi nga Ebensee ditë më parë u bë pronar i ri i kësaj kafeneje. “ Cafe Brandl” është një nga kafenetë më të vjetra në qytetin e vjetër të Gmunden. Kafeneja “Brandl” ekziston që nga viti 1880. Ajo gjendet në katin e parë të ndërtesës së Bashkisë së qytezës Gmunden. “ Cafe Brandl” është një nga kafenetë më të vjetra në qytetin e vjetër të Gmunden. Për shkak të historikut të saj të çmueshëm, ajo quhet edhe si “kafeneja legjendare”, shkruan albinfo.at. Tridhet vjet më parë, këtë restorant e mori përsipër Erich Wimmer dhe e ktheu atë në…
Fshati Pogragjë nga komuna e Gjilanit, tani me zyrë të posaçme për adresimin e kërkesave të banorëve
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan dhe Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve të tyre kanë bërë edhe inaugurimin e zyrës së Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), zyrë e cila është ofruar për shërbim nga Administrata Komunale e Gjilanit në Pogragjë. “Si rezultat i bashkëpunimit të Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan me Këshillin Lokal për Siguri Publike në fshatin Pogragjë, është bërë inaugurimi i zyrës së Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), zyrë e cila është ofruar për shërbim nga Administrata Komunale e Gjilanit në Pogragjë”. Po ashtu kjo zyre do…
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të afrohet me Ballkanin Perëndimor. Në katër vjetorin kur Komisioni Evropian për herë të dytë konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, Von Cramon u shpreh se BE-ja duhet menjëherë të heq vizat për kosovarët. Ajo këtë e bëri përmes një postimi në Twitter. “Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet menjëherë…
Komuna e Kamenicës vë në dispozicion dy sportele për të kryer Shërbime për Diasporën Drejtoria e Administratës së Përgjithshme njofton të gjithë qytetarët e Kamenicës të cilët jetojnë në diasporë se nga sot dy sportele janë vënë në dispozicion për të kryer shërbime për të cilat janë të interesuar mërgimtarët. Po ashtu kjo drejtori njofton se në dispozicion të tyre është vënë edhe një e-mail ku mërgimtarët të cilët kanë pyetje për ndonjë shërbim mund të drejtohen duke dërguar e-maile. E-mail: [email protected] /GJILANI INFO/
Në vazhdën e përmirësimit të kushteve për bujqit, konkretisht në aspektin infrastrukturor, është shtruar me zhavorr rruga bujqësore nga vendi i quajtur “Gërrmi” e deri tek lagjja Godeni i ri. Për të parë nga afër punimet që janë kryer në këtë rrugë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka vizituar rrugën e cila lidh Vitinë me fshatrat Kabash, Beguncë e Binqë. Përndryshe, kjo rrugë do të ofrojë mundësi të mëdha bujqve të kësaj zone, të cilët kanë të mbjella bujqësore në tokat e tyre. /GJILANI INFO/
Në kuadër të takimeve me mërgimtarë, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar edhe deputetin e kuvendit të Hamburgut, Sami Musa. Kryetari Haliti, e njoftoi z.Musa me aktivitetet dhe projektet komunale dhe ato që janë në realizim e sipër. Ndryshe, Sami Musa, është me prejardhje nga komuna e Vitisë, përkatësisht nga Pozherani./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, Bekim Salihu, ka inspektuar sot punimet gjatë asfaltimit të rrugës “15 Qershori”. Kryetari Hyseni bëri të ditur se brenda tri orësh do të përfundojë asfaltimi i kësaj rruge. “Për asfaltimin e kësaj rrugë janë bërë përgatitje paraprake. Nga biseda që patëm me punëkryesin, brenda tri orësh do të përfundohet asfaltimi dhe do të lihet kohë për çështje të temperaturës, çështje teknike e specifikat e asfaltimit, për t’u liruar më pas për qarkullim”, ka thënë kryetari Hyseni. Ai theksoi se shumë shpejt do të…
Kabinetit të informatikës në SHMLP “Andrea Durrsaku” iu shtuan edhe 15 kompjuterë në inventarin e saj
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, kanë shpërndarë 15 kompjuterë për kabinetin e informatikës në SHMLP “Andresa Durrsaku”. I pari i komunës ka thënë se 53.256 Euro janë investime në Kabinete Teknologjike. “Ditën sot e nisëm me një investim mjaft të rëndësishëm për shkollën profesionale. Kabinetit të informatikës në SHMLP “Andrea Durrsaku” iu shtuan edhe 15 kompjuterë në inventarin e saj, investim ky nga komuna. 13 Laptopa, 13 kompjuterë, 2 projektorë dhe mjete të tjera përcjellëse janë dhuruar për shkollat e Kamenicës nga shkolla kantonale Wil-Uzvil. Ashtu edhe…
Gjilan, 15 korrik 2022 – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë të ditur se më 18 korrik do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë deri më 24 korrik. Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet nga ora 19:30 deri në ora 24:00, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura që të mos futen mushkonjat (insektet) brenda. “Dezinsektimi fillon nga lagja “Zabeli” gjegjësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë…
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se në Komunën e Kamenicës procesi i korrje-shirjeve ka filluar më datë 01.07.2022, duke filluar me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, pastaj më datë 07.07.2022 ka filluar edhe korrje – shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit. Sipas informatave nga kjo drejtori Më datë 10.07.2022 është bë hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve në komunën tonë. Gjatë këtij viti pritet të korren rreth 1,600 ha. me Grurë, 50 ha. me Elb, ndërsa sa i përket procesit të korrje – shirjeve për vitin 2022, do të…

