- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
Author: admin
Treshja e famshme e aktorëve të serialit “Kafeneja Jonë”, Fatmir Spahiu, Donat Qosja dhe Fatos Kryeziu, janë bërë sërish bashkë dhe do të sjellin një super komendi televizive në T7, për natën e Vitit të Ri. Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka bërë me dije se titulli i kësaj komedie është “Na atje, ata këtu”, pa dhënë detaje tjera. “Komedi televizive qe do te transmetohet naten e vitit te ri ne ”, ka shkruar ai, sipër një fotografie që ka publikuar me dy aktorët. Ndryshe, ata kanë luajtur bashkë për vite me radhë në serialin “Kafeneja Jonë”, që…
Dr. Albulenë Halili (tri teza) 1. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një ndërmarrje çlirimtare Në studimet bashkëkohore strategjike gjithnjë e më tepër po zënë vend teori të reja të cilat ofrojnë një kuadër të ri që synon t’i analizojë marrëdhëniet themelore të luftës me politikën në përputhje me traditën e Klauzevicit, sipas të cilit,“Lufta është vazhdim i politikës me mjete të dhunës”.[1] Të rimenduarit e marrëdhënies themelore të luftës me politikën dhe përshtatja me teorinë klasike të Klauzevicit mbi logjikën politike të luftës, përbëjnë qasjet më të reja teorike në fushën e këtyre studimeve dhe jo vetëm.…
NGA GJOVALIN DUSHAJ Sa bukur ështe kur merr rrugën për një udhëtim, që të ngjan më shumë me një relaks se sa misioni për të cilin udhëton! Isha i ftuar special në një eveniment pagëzimi fëmijësh në Leipzig të Gjermanisë, tek vëllezërit Shtjefni, dajat e kushërinëve të mi por që nuk di ti ndaj nga dajat e mi. U binda me në fund se, rrugëtimi me avion paska qenë kaq i gjatë përballë atij fakti, që mbeta pa fjalë pasi arrita në ambjentin ku organizohej ceremonia e pagëzimit. Pasi u përshendetëm, ku malli si duket na kishte kapluar për tu…
Portugalia dhe Cristiano Ronaldo janë eliminuar nga Kupa e Botës 2022 duke humbur dje në çerekfinale nga Marokut. Gjithçka për Ronaldon përfundoi kështu. Nuk ka asgjë për të rregulluar. Ky është dëshpërim. Dhimbje. Lotët erdhën menjëherë. Ai ishte i pari që shkoi në dhomën e zhveshjes, në tunel ai nuk mund të përmbahej më. Po gjatë ndeshjes? Ai e nisi ndeshjen e dytë radhazi si zëvendësues. Natyrisht, ai mori akoma më shumë vëmendje se të gjithë të tjerët. Opsione të ndryshme për pozën e mendimtarit. Shikoi se si po përballen lojtarë atje. Dhe ai u trondit kur skuadra humbi. Kjo fytyrë…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka kërcënuar me sjelljen e një mijë forcave ushtarake serbe në Kosovës. Kurti ka thënë se Kosova nuk kërkon konflikt, por territorin e sdaj do ta mbrojë me vendosmëri dhe forcë, përcjell Bota sot. “Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me vendosmëridhe forcë”, ka shkruar Kurti, në…
Sulmin me shok bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Twitter. Ai ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen. “SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.
Sot pritet qe të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Pas kësaj, pritet që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media. Konferenca e tyre pritet të zhvillohet duket filluar nga ora 12:30.
EULEX ka njoftuar se ndaj një patrulle vëzhguese të tyre në Rudarë është hedhur një bombë çorientuese (shok-bombë), nga e cila nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale. EULEX nëpërmjet një njoftimi për media ka theksuar se ky sulm dhe sulmet e tjera ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. “Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar. EULEX-i do të vazhdojë të punojë me…
Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, udhëheq listën e shënuesve. Ai ka shënuar 5 gola deri me tash, ka një më shumë se argjentinasi LIonel Messi dhe bashkëlojtari i tij, Olivier Giroud. Treshja e futbollistëve Mbappe – Messi – Giroud, luftojnë për shënuesin më të mirë në Kampionatin Botëror. Renditja: Mbappe (Franca) 5 gola Messi (Argjentina) 4 Giroud (Franca) 4 Morata (Spanja) 3 Ramos (Portugalia) 3 Gakpo (Holanda) 3 Rashford (Anglia) 3 Richarlison (Brazili) 3 Saka (Anglia) 3 Valencia (Ekuadori) 3
Mëngjesi i së dielës është i qetë në veri të vendit, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kështu i tha Radios Evropa e Lirë – drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti. Për situatë të qetë raportojnë edhe gazetarët e REL-it nga terreni. KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar situatën. Ndërsa pak njerëz shihen aktualisht në barrikadën në Rudarë të Zveçanit. Pasditen e 10 dhjetorit në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb. Ata vendosën…

