Author: admin

Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes ka dhuruar donacionin e radhës për kompaninë e materieve të rrezikshme të FSK-së. Donacioni i radhës në vlerë prej rreth 75 mijë dollarë, përfshinë automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme. Donacione të ngjashme krahas mbështetjes në trajnime, DTRA do të vazhdojë edhe në të ardhmen për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të mbrojtjes kimike, atomike, biologjike dhe radiologjike

Read More

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar sot dy marrëveshje me Luksemburgun që kapin vlerën e 35 milionë eurove. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas nënshkrimit të këtyre marrëveshje, ku përfshihet marrëveshja dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes, tha se me këtë po thellohet bashkëpunimi Kosovë-Luksemburg. “Me këtë marrëveshje po e vendosim kornizën e përbashkët sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, edhe pse memorandumi përcakton fonde 2023-2025 dhe janë projekte që janë zgjedhur për intervenim në Kosovë dhe të financuara nga duka i Luksemburgut”, ka deklaruar Bislimi. Ai shtoi se fushat e intervenimit që do të…

Read More

Komisioni komunal është duke bërë përcjelljen e procesit të korrje-shirjeve duke dalë në teren dhe kombajnerët janë duke e respektuar Rregulloren dhe rendin e fermerëve. Sipas komisionit deri më tani më datë 20.07.2022 janë korrë rreth 1,200 ha. ( rreth 75 %) të sipërfaqes së përgjithshme të mbjellave me Grurë. Po ashtu komisioni njofton se procesi i korrje – shirjeve në Kamenicë po vazhdon akoma dhe është duke shkuar mirë. Gjatë vazhdimit të procesit të Korrje – Shirjeve në Komunën e Kamenicës deri më tani nuk ka pasur probleme sa i përket anës së Kombajnerëve dhe fermerëve, e po…

Read More

Zëvë ndëskryetari  i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim hoxhë Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” ku ndër të tjera biseduan për gjendjen e qytetarëve dhe familjet nevojtare në Komunën e Vitisë. Temë diskutimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për arritjet e një memorandumi bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e shtëpivë për familjet në nevojë të kësaj komune. Zëvëndëskryetari Aliu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për ti dal në ndihmë familjeve që kanë nevojë për strehim. Ndërkohë e njoftoi mysafirin për iniciativat që…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar sot një pritje për mërgimtarët e kësaj komune, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore e që po kalojnë pushimet verore në Kosovë. Me këtë rast, kryetari Haliti i ka njoftuar ata me aktivitetet por edhe me projektet që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë. Gjithashtu për mobilizimin e administratës komunale në sektorin e ofiqarisë, pastaj atë të Regjistrimit civil dhe pajisjeve me dokumente të identifikimit dhe atyre të udhëtimit, në mënyrë që të ketë ofrim të shërbimeve sa më të shpejta e të lehta për mërgatën.…

Read More

Është funksionalizuar Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Qëllimi është që përmes kësaj Zyre bazuar në kompetencat e saj dhe legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me nivelin qendror, banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’u dilet në ndihmë duke i trajtuar dhe adresuar të gjitha kërkesat dhe çështjet e tyre që dalin si nevojë e problemeve të ndryshme në të gjitha segmentet, siç janë në aspektin e dokumenteve të identitetit dhe shtetësisë, aspektin arsimor në rritjen e kuotës për pranim në universitetet publike të Kosovës, përfshirjen…

Read More

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar në Viti, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Policia njofton se për të njëjtin ka pranuar informata se posedon armë zjarri. “Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti pas marrjes se informatave përmes rrugëve operacionale se personi i dyshuar shtetas kosovar, shqiptar I.D. (1989) posedon armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media. “Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të njëjtin e ka arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor. Gjate intervistimit në prani të avokatit mbrojtës janë siguruar prova…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2022. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional. Në rend ditë ishin këto pika: 1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.21390 i datës 20.06.2022, nga mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. 2.Shqyrtimi i Raportit Financiar Prill-Qershor 2022. 3.Propozim-Vendim për Shfuqizimin e Vendimit nr.14823. 4.Shqyrtimi i Raportit gjashtë mujor i punës së Kryetarit të Komunës së Kamenicës. 5.Shqyrtimi i Raportit gjashtë mujor i punës së Kuvendit Komunal të Kamenicës. 6.Të ndryshme.…

Read More

Komiteti për Politik e Financa i Kuvendit Komunal të Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku është diskutuar për disa pika të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje. Ndër to, si pikë më e diskutueshme ka qenë ajo për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-qershor 2022, ku anëtarët e këtij komiteti kanë parashtruar pyetje drejtorit për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imerit. Në bazë të raportimit për pasqyrat gjashtë mujore, shkalla e ekzekutimit për të gjitha njësitë buxhetore arrin në 85.41 %. Të hyrat e planifikuara për periudhën janar-qershor2022 janë 482.418.00 euro, ndërsa…

Read More