- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
- Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Author: admin
Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media tha se angazhimi i tij për Kosovën nuk do të pushojë pas përfundimit të mandatit të tij si president. Meta, duke iu përgjigjur falënderimeve të presidentes Osmani, për gjithçka që ka bërë ai si president për Kosovën, tha se nuk pranon asnjë falënderim, sepse ka bërë detyrën kushtetuese dhe morale siç e ka këtë obligim çdo qytetar i Shqipërisë. “Po shprehi keqardhje që nuk kam mundur të bëjë më shumë gjatë këtyre pesë viteve pasi kam pasur probleme…
Pas takimit, me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media, tha se presidenti Meta ishte zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh Osmani tha se Meta po e përmbyll mandatin si president, duke vizituar Kosovën e motrave dhe vëllezërve të tij. “Dua të uroj Shqipërinë që para pak ditësh së bashku me Maqedoninë e Veriut bënë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, në familjen evropiane, aty ku e ka vendin edhe Kosova”, tha Osmani, transmeton Telegrafi. “Zoti president keni qenë zëri ynë…
Sami Mazreku drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit(BKS), ka folur në lidhje me subvencionimin e policës së sigurimit, për bashkatdhetarët të cilët vijnë nga diaspora. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka ndryshuar formën e subvencionimit të policës kufitare, e cila tani dallon nga ajo e kaluara. Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, duhet ta paguajnë për Policën e Sigurimit por me vendimin e ri do të ketë dallime nga viti i kaluar, sepse tash duhet që bashkatdhetarët aplikojnë për rimbursimin e mjeteve. Mazreku ka sqaruar, se ata kanë bërë një njoftim në media, në pika kufitare…
Deputeti Kamberi faleminderon kryeministrin Kurti për përkrahjen që po i jep Luginës së Preshevës
Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës. Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës. Faleminderit, Kryeministër, ka shkruar deputeti Shaip Kamberi./presheva.com/
Në vazhdën e përgatitjeve për fillim vitin e ri shkollor, Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Arsim, ka ndarë sot mbi 70 video-projektor për të gjitha shkollat e kësaj komune. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre pajisjeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili theksoi se ky projekt është vazhdimësi e investimeve të mëparshme, e që do të vazhdojë edhe tutje në zhvillimin e ngritjes së cilësisë në arsim. Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, bëri të ditur se ka qenë domosdoshmëri që gjitha shkollat të pajisen me video-projektor dhe kështu po bëhen përgatitjet e duhura…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet mes të dyja komunave, e gjithashtu projektet që janë në realizim dhe ato që do të realizohen në të ardhmen. Kryetari Haliti e njoftoi mysafirin për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, për punët që janë duke u kryer dhe shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Anamoravës. Në këtë takim u kërkua që të rifillojnë punimet sa më parë…
Sot bëhen 12 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Liridon Kastrati, Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, deputeten Arta Bajralia,shefin e kabinetit Vaxhid Rexhepaj, kanë pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe ekipën e tij. I pari i komunës ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për projektet e përbashkëta mes dy komunave. “Pata kënaqësinë që të pres në zyrë Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni me ekipin e tij. Diskutuam rreth projekteve që janë duke realizuar të dy komunat, si dhe për projektet…
Raportohet se një shqiptar, i cilësuar si një trafikant i rrezikshëm droge, është dëbuar nga Italia, përcjell albinfo.ch. “Është subjekt i dedikuar për trafikun dhe tregtimin e drogës, i dënuar disa herë nga Gjykata e Pesaros. Burri, i cili hyri në Itali në vitin 2002, u dëbua për herë të parë në vitin 2008 pas dënimeve për trafik droge. Pasi lidhi martesë me një shtetase italiane, ai hyri sërish në Itali, duke rifilluar aktivitetin e tij delikuent. Ai në fakt është arrestuar në tri raste të veçanta edhe për posedim të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë”, thuhet…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për financimin e teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky është shembull i mirë i bashkërendimit të politikave për nevojat që ekzistojnë në këtë rajon. “Prezenca e Qeverisë së Kosovës me projekte konkrete të bashkërenduara me Këshillin Kombëtar Shqiptarë po e formëson përkujdesjen institucionale të Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Faleminderit”, shkruan Kamberi. Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e…

