Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026

Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës

September 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
  • Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
  • Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
  • Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
  • Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
  • Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
  • Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
  • Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Meta: Do të bëj edhe më shumë për Kosovën
Lajme Qendrore

Meta: Do të bëj edhe më shumë për Kosovën

adminBy adminJuly 22, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media tha se angazhimi i tij për Kosovën nuk do të pushojë pas përfundimit të mandatit të tij si president.

Meta, duke iu përgjigjur falënderimeve të presidentes Osmani, për gjithçka që ka bërë ai si president për Kosovën, tha se nuk pranon asnjë falënderim, sepse ka bërë detyrën kushtetuese dhe morale siç e ka këtë obligim çdo qytetar i Shqipërisë.
“Po shprehi keqardhje që nuk kam mundur të bëjë më shumë gjatë këtyre pesë viteve pasi kam pasur probleme të brendshme në vend. Por, u jap fjalën se do të bëjë me shumë pas ditës së hënë. Të falënderoj bashkëpunimin që kam pasur me ju dhe me te gjithë institucionet e Kosovës”, tha Meta, transmeton Telegrafi.

Ai tha se është i bindur që edhe presidenti i ri do ta vazhdoje këtë traditë.

“Duke ardhur dje për në Prishtinë, po mendoja ato katër javët e para te situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s, 24 mars 1999, ditën kur unë mbusha 30 vjeç. Kujtoj ato pamje të pabesueshme me javë të tëra të nënave, fëmijëve e të moshuarve që vinin të shpëtonin jetën e tyre. Ishin javë të tmerrshme. Më kujtohet se në Kukës kam takuar një vajzë me emrin Saranda që thoshte se i kishte humbur prindërit”, tha Meta.

“Fakti se në Kosovë ka shumë emra si Saranda, Vjosa, Shkumbin Berat tregon se sa është e fortë lidhja jonë vëllazërore. Nuk ka një komb tjetër në rajon që ka përfituar më së shumti, pas rënies së murit të Berlinit”, tha ai.

“Unë dua t’iu përgëzoj për arritjet e juaja. Ju keni marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët. Ju dëshmuat se jeni akteri kryesor i paqes në rajon dhe ju nxis që të ecni në këtë rrugë”, tha ai.

Më tej, Meta tha se Kosova ka dëshmuar se është një shtet demokratik.

“Sa herë që ka probleme, ajo i kthehet qytetarëve. Për mua nuk ka pasur me rëndësi kush qëndron para meje në institucionet e saj, por vetë Kosova. Nuk duhet të harroj edhe kohën e tërmetit që Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë treguar profesionalizëm dhe shpejtësi për t’i ndalë në ndihmë qytetarë”, tha presidenti Meta.

Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026

Moti sot

August 19, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

By adminSeptember 16, 2026

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Arsimit Selami Klaiqi,…

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026

Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës

September 16, 2026

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

September 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026

Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës

September 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.