Author: admin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje homologut amerikan, presidentit Joe Biden, që të ndjekë hapat e liderëve të tjerë botërorë dhe të vizitojë Ukrainën në mënyrë që të dërgojë një “sinjal të madh” mbështetjeje për vendin e tij të shkatërruar nga lufta, ndërsa vazhdon të luftojë kundër Rusisë. Zelensky ia bëri ftesën presidentit të SHBA-së gjatë një interviste ekskluzive televizive në Kiev, ku iu bashkua gruaja e tij, Olena Zelenska, e sapo ardhur nga vizita e saj në Uashington, DC, ku ajo iu drejtua Kongresit dhe kërkoi më shumë armë për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse.…

Read More

“Është lajm i mirë ai që javën e kaluar Bashkimi Evropian filloi bisedime për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ato janë lajme të shkëlqyera, ky është zhvillim historik edhe për vendet në fjalë, por edhe për BE-në. Dhe ecëm një hap para, në ditën e njëjtë filloi procesi i skriningut. Domethënë filloi numërimi deri në hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE”. Këtë e deklaroi sot euroambasadori David Geer. Sa i përket dallimeve në dokumentet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Geer tha se është relativisht normale që të ketë dallime mes çdo procesi të anëtarësimit në…

Read More

Lirigzona Zeqiri-Rullani prej vitesh ushtron profesionin e doganierës në Zvicër dhe tani pa dyshim është një ndër emrat më të suksesshëm në Doganën e Zvicrës “EZV”. Të punosh në doganë është përgjegjësi e lartë. Duhet etikë pune dhe angazhim individual për t’ia dalë mbanë. Këto janë disa nga cilësitë kryesore të Lirigzonës që i shërbyen për të qenë sot një doganiere e suksesshme në “EZV” të Zvicrës. Ka plot 13 vjet që Lirigzona punon në këtë kompani, në Zonën Operative, sidomos në Kontrollet e Jashtme, për Shërbimet e Lëvizshmërisë Doganore. Që kur ishte 3 vjeçe Lirigzona migroi së bashku…

Read More

Kryetari i komunës së Bujanocit dhe kryetar i Partisë Demokratike (PD) Nagip Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë leje për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë. Ai ka thënë se kanë pasur konsultime me qeverinë në Prishtinë dhe se “ka dhënë dritën jeshile për pjesëmarrje në regjistrim”. Shqiptarët nga Serbia jugore bojkotuan regjistrimin e mëparshëm, në vitin 2011.

Read More

Lisa A. Johnson, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit ,tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në NATO. “Një kohë kam qenë e caktuar në stafin kombëtar të NATO-s, ishte një përvojë e mrekullueshme. Më kujtohet Samiti i NATO-s në Bukuresht më 2008, kohë vërtet historike. Por tani, fokusi im është në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, kështu që ne duhet t’i përmbahemi mandatit tim aktual. Por, brenda atij mandati këto janë edhe elemente shumë të rëndësishme dhe elemente…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë,Sokol Haliti së bashku me ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës,Dodë Gjergji përuruan fushën e tenisit në Stubëll të Epërme. Kjo fushë është ndërtuar nga dy donatorë: Manuell Jozes dhe Kristë Ramaj. Ndërsa Komuna e Vitisë ka rregulluar hapësirën përcjellëse,konkretisht ka bërë ndërtimin e parkingjeve. Me këtë rast kryetari Haliti falenderoi donatorët e këtij projekti dhe uroi Stubllasit për këtë fushë moderne të tenisit./GJILANI INFO/

Read More

Me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me qëllim të shënimit sa më të mirë të kësaj feste është miratuar sot plani i veprimit në prag të shënimit të festës së njohur me emrin “Zoja e Madhe ”, e cila mbledh pelegrinë nga vendet e ndryshme të botës e në veçanti nga shteti Kroat. Me këtë plan veprim institucionet komunale, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Inspekcionit, KFOR-i amerikan, Policia e Kosovës në Viti, Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ”Eco – Higjiena”, Hidromorava, kompania KEDS, famullia dhe përfaqësuesit e fshatit…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje me Ministrin e Ministrisë sê Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. I pari i Kamenicës ka thënë se me këtë marrëveshje do të zgjidhet problemi i ujërave të zeza në Hogosht dhe Shipashnicë të Epërme. “Puna jonë nuk ndalet, investimet vetëm se do të shtohen 540,872.70 € është vlera e marrëveshjes së fundit me Ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Do ta zgjidhim problemin e ujërave të zeza në Hogosht dhe në Shipashnicë të Epërme, përmes ndërtimit të kolektorëve, ku përfshihet edhe rregullimi i…

Read More

Komuna e Kamenicës sot ka pranuar donacionin e dhuruar nga shkolla kantonale Wil Uzwil në Zvicër. Janë pranuar pajisje teknologjike si 13 llaptopë, 13 kompjuterë, 2 projektorë dhe mjete të tjera përcjellëse. Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Afrim Dërvishi kanë mbajtur një takim virtual me udhëheqësin e këtij institucioni Marco Frauchiger, ku e kanë falënderuar për kontributin dhe bashkëpunimin. Ky donacion ka ardhur në ndihmë të nxënësve kamenicas për shkak të kontributit të Agron Rrudhanit që është edhe përgjegjës i logjistikës në këtë shkollë./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e kolegjit Heimerer, për ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në komunën e Gjilanit. Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se nëpërmjet nënshkrimit të këtij memorandumi është formalizuar bashkëpunimi për organizimin dhe realizimin e praktikës së studentëve të kolegjit në kuadër të aktiviteteve të Komunës së Gjilanit. “Vizita sistematike në shkollat tona, projekte të përbashkëta dhe pilot-projekte që kanë për synim ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore janë disa nga fushat të cilat përfshihen në këtë memorandum”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/

Read More