Kryetari i Komunës së Vitisë,Sokol Haliti së bashku me ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës,Dodë Gjergji përuruan fushën e tenisit në Stubëll të Epërme.
Kjo fushë është ndërtuar nga dy donatorë: Manuell Jozes dhe Kristë Ramaj.
Ndërsa Komuna e Vitisë ka rregulluar hapësirën përcjellëse,konkretisht ka bërë ndërtimin e parkingjeve.
Me këtë rast kryetari Haliti falenderoi donatorët e këtij projekti dhe uroi Stubllasit për këtë fushë moderne të tenisit./GJILANI INFO/