Author: admin

Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Saraishtë e Ferizajt. Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt. “Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në fshatin Saraishtë e Ferizajt është një rast i vetëvrasjes”, deklaroi Veseli. Ai shtoi se hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë të hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i kanë marrë veprimet e nevojshme për hetim. “Trupi i pajetë i personit me inicialet D.O (M/K) i moshës…

Read More

Një person i moshës rreth 50-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti. “Sot rreth orës 09:00 është raportuar se një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Read More

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimi e dytë një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete. Në këtë trajnim përveç Kryesuesit të Kuvendit Liridon Kastrati kanë marrë pjesë anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa,anëtarëve të Komitetit për Komunitete, zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave, përfaqësues të Handikosit, shoqëria civile dhe mediet lokale. Qëllimi i organizimit të trajnimit të dytë një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete…

Read More

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë kërcënuar sërish mbrëmë, pasi që në automjetet e tyre dikush gjatë natës ka vendosur letra me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM” etj., duke paralajmëruar kështu qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës. Mbishkrimet janë të shkruara në alfabetin cirilik, ndërsa burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se personat të cilët kanë shpërndarë letra të tilla gjatë natës, kanë bartur në kokë shamia, kapela dhe të ngjashme, për t’u mos…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VË Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi kanë vizituar sot dy objektet, në të cilat është duke u investuar në programin e efiçiencës në energji. Kryetari Haliti ka falënderuar drejtorin e MCC-së Petrit Selimi dhe, tha se komuna e Vitisë është duke bashkëpunuar ngushtë me MCC-në amerikane, rreth investimeve nëpër objekte banesore dhe shtëpi private për efiçiencë në energji dhe, ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në vitet në vijim. Ndërsa, Petrit Selimi drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, entitetit të përgjegjshëm implementues të programit…

Read More

Shkruan: Lulëzim ETEMAJ Jo – atyne që janë trima me ngrehë gishtin e krimit, por- atyne që janë trima me zgjatë dorën e pajtimit. Kjo është motoja e romanit “Gjarpijt e gjakut” (titulli i origjinalit), romanit të parë të Adem Demaçit, njëherit romanit të parë shqiptar në Kosovë. Ai është botuar në vitin 1958, fillimisht në numrin 1 dhe 2 të revistës letrare “Jeta e re”, nën përkujdesin shembullorë të Esad Mekulit, njërit nga mbështetësit më të guximshëm të penave të reja të letërsisë shqiptare që, për shkaqe politike, po hidhte hapat ngadalshëm në Kosovë. Romani i Demaçit, “Gjarpijt…

Read More

Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën te Augsburgu. Sipas BILD, FC Augsburg ka arritur marrëveshje me Wolfsburgun për Rexhbeçajn, i cili kishte kontratë me ujqit deri në vitin 2023. Augsburg mbeti pa mesfushorin Niklas Dorsch, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe u hedh në treg për të gjetur zëvendësues.

Read More

Ali Podrimja A thua është dita jote e fundit në spital do t’i biem deri në fund a thua edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes. Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë vetëm të kam thënë; Ai në hapësirë atje larg jam Unë. Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët. Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria. Ti mëso të duash vogëlush. Ti mëso të ecësh me këmbët e tua mbi të keqen mbi të mirën, mendo me kokën tënde kurrë mos pështyj në dashuri, as në pleh; Mallkim i…

Read More

Sot hapet ngjarja më e madhe e organizuar ndonjëherë në qytetin e Gjilanit, Panairi dhe festivali mbarëkombëtar ‘e JONA’Panairi dhe festivali E JONA me data 27, 28 dhe 29 Korrik këtë vit shënon edicionin e parë.Ky event përfshinë tri aktivitete paralele si:Panairin e bizneseve mbarë kombëtare dhe takime të bizneseve (B2B) i cili do hapet me 27 korrik ne orën 13:00 në Sallën e Sportit Bashkim Selishta.Panairin shitës në sheshin e qytetit me bizneset e vogla (B2C) i cili do jetë i hapur për vizitorë tre ditë ora 14:00 deri në 22:00 në datat 27, 28 dhe 29 korrik…

Read More