- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
- Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Author: admin
Të hënën nis reciprociteti për targat, vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”
Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse, vazhdojnë fushatat informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”. Në një njoftim për media thuhet se fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 1 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022 duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”. Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerët dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të…
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për media, ku ka paraqitur vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet për qeverinë komunale. Sot, do paraqesim vërejtjet, sugjerimet e rekomandimet tona lidhur me pakënaqësitë qytetare për mos angazhimin dhe mos funksionalizimin të projekteve që janë në interes të zhvillimit të komunës së Gjilanit, qoftë infrastrukturor apo zhvillimor. Asnjë projekt i ri i filluar, përkundër disa memorandumeve të nënshkruara me ministritë e linjave. Kjo administratë ka lënë në sekondare dhe pa përkujdesje kontratat e punës në fuqi. Rritja…
Shkruan Ismet Tafili Vizitat në fshatrat e Malësisë, përkundër terrenit të vështirë, rrugëve të paasfaltuara lodhjes gjatë ecjes në këmbë jo gjallërisë si dikur, kur fshatrat ishin plotë me banorë, janë tërheqëse, emocionuese e kujtime plot nga jeta e së kaluarës. Viti 1999 i zbrazi këto fshatra, arsyet i dimë të gjithë, dhe për disa vite rresht edhe fshati Suharnë, sikurse fshatrat tjera e pati dhe e ka vështirë të rigjallërohet ashtu si dikur. Por megjithatë, këto vitet e fundit edhe këtu ka nisur të ndihet gjallëri, sidomos në lagjen e Tahirajve, në të cilën janë rikthyer disa familje.…
Sulmi në burgun ku mbaheshin të burgosurit ishte një vrasje masive e paramenduar e të burgosurve ukrainas të luftës, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Janë vrarë të paktën 53 të burgosur që kishte mbrojtur me javë të tëra fabrikën e çelikut në Azovstal. “Më shumë se pesëdhjetë të vdekur… Çdo pushtues që keqtrajton ukrainasit, që torturon dhe vret, duhet ta dijë se do të dënohet për këtë. Nëse ndonjë nga vrasësit rusë shpreson se nuk do të dalë para drejtësisë, do të fshihet diku. , le ta dinë: do të përgjigjet në çdo rast. Gjeografia, koha, kufijtë dhe muret…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari e ka pritur në takim kryetarin e Komunës Kutahja të Republikës së Turqisë, Alim Ishik. Nga Komuna e Gostivarit informojnë se qëllimi i takimit ishte binjakëzimi i komunave si dhe bashkëpunimi me këtë komunë me industri të zhvilluar në sferën e prodhimit të qelqit dhe porcelanit. “Komuna e Gostivarit do të bëjë përpjekje që biznesmenë nga atje të sjellin kapitalin e tyre dhe të investojnë në Gostivar. Mysafirët u pritën nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kabineti i tij dhe u vizituan disa vende të Gostivarit si dhe në…
Anila Shaqiraj storie suksesi në fushën e modës Shqiptarët kudo në botë kanë arritur suksese në fushat e tyre. Edhe Anila Shaqiraj është shqiptarja që po korr sukses në Itali. Ajo është një krijuese çantash në shtëpinë e modës Gucci, transmeton albinfo.ch. Ajo u bë pjesë e industrisë së modës, duke punuar më herët edhe për shtëpi të tjera të modës, si Balenciaga. “Isha në vitin e fundit së universitetit dhe pashë një broshurë për bërjen e çantave. Edhe e pashë, u bëra kurioze se si bëhen çantat, i hyra dhe u regjistrova. Mbarova shkollën dhe më pyetën: ‘Ti…
Kosovarët të tretët në Gjermani për nga numri i punëtorëve që vijnë nga vende joanëtarë të BE-së
Numri i emigrantëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian që udhëtojnë drejt BE-së me lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të sigurimit të një jetese më të mirë, është rritur. Bazuar në numrin e përgjithshëm të personave me leje të përkohshme qëndrimi në Gjermani dhe kryesisht, me qëllime punësimi, Kosova rradhitet e treta pas Indisë dhe Bosnje-Hercegovinës Kosova gjendet në mesin e shteteve me numër më të madh të punëtorëve joantarë të BE-së. Numri i emigrantëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian që udhëtojnë drejt BE-së me lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të sigurimit të një jetese më të mirë, është rritur.…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të shtunën se 87 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e vendit. Në njoftim bëhet e ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 pacientë, ndërsa një në Intensive. Në Mjekimin Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy pacientë, në Klinikën e Pediatrisë pesë, në Klinikën e Gjinekologjisë katër pacientë si dhe në Klinikën e Neonatologjisë dy foshnje. Ndërsa, sa i përket spitaleve, në atë të Gjakovës janë duke u trajtuar 10 pacientë, në Spitalin e Pejës 13 pacientë, në atë të Gjilanit 15 dhe…
Sot ne Viti është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar pika të ndryshme të rëndit të ditës në interes të qytetarëve të kësaj komune. Megjithatë pjesa më e madhe e diskutimit është bërë për raportin gjashtë mujor të punës së kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe për pasqyrat financiare për periudhën gjashtëmujore të këtij viti. Megjithatë në këtë seancë që ka zgjatur disa orë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë kam shqyrtuar këto pika: Informatë (Raport) i kryetarit të komunës për periudhën Janar-Qershor 2022. Pasqyrat…
Kryetari Hyseni u shpërndan certifikata bizneseve të cilat kanë ekspozuar prodhimet në panairin E JONA
Në kuadër të panairit dhe festivalit treditor E JONA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë të premten certifikata bizneseve, të cilat kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair. Kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky panair ka qenë një mundësi e mirë që të njihen dhe të thellohet bashkëpunimi ndërmjet prodhuesve e tregtarëve. “Qëllimi ynë ka qenë që të mbledhim shqiptarët kudo që janë, ndërkohë që Gjilani si kryeqendra e Anamoravës, si vendi që përreth ka shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Likovë e Kumanovë, e po ashtu si qendër e si qytet ku…

