Author: admin

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. A. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën/viktimën, me të meta psiqike, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm. Fillimisht duke e josh për lidhje dashurie me premtimin për martesë dhe pastaj të njëjtën e ka shfrytëzuar duke i siguruar klientë për shërbime seksuale në këmbim të pagesës. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka…

Read More

NGA QERIM RAQI Ka dalë këto ditë nga shtypi libri “Asgjë nuk dhemb më shumë se ti”, një përmbledhje e krijimtarisë së poetes klasike suedeze Karin Boye, me poezi të përzgjedhura e të përkthyera në gjuhën shqipe nga Qerim Raqi. (”Magjia e librit”, Prishtinë, 2022) Njëqind vite më parë, poetja Karin Boye, u paraqit para lexuesit suedez me përmbledhjen e saj të parë me poezi ”Retë” , ( suedisht ” Moln ”, 1922 ), në moshën 22 vjeçare. Dy dekada më vonë, pa i mbushur as të dyzetat, ajo i dha fund jetës , përkatësisht me datën 23 prill 1941,…

Read More

Kryetarja e Kongresit amerikan Nancy Pelosi është fotografuar duke u bërë gati që të hyjë në aeroplan në Taipei dhe të largohet nga Tajvani. E derisa vizita e saj nxiti tensione mes Pekinit dhe Washingtonit, e tërë bota pati vëmendjen në këtë vizitë që u përfol shumë, transmeton Telegrafi. Ajo atje ia bëri me dije botës së SHBA-të nuk do të braktisin Tajvanin – duke ia bërë të qartë Kinës që të mos tentojë të kryej ndonjë ndërhyrje ushtarake në atë vend. Lexo po ashtu: Pelos në Tajvan: ShBA nuk do ju braktisë, ky vendim mbetet i hekurt Në…

Read More

“Kundërshtimet për pranimin e propozimit francez janë për shkak të emocioneve të shtuara për momentin. Por në plan afatgjatë, mendoj se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta vlerësojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, që është një trajektore e natyrshme ku vendi po lëviz aktualisht. Nuk është e mundur të specifikohet se çfarë do të ndodhë më pas dhe sa do të zgjasin negociatat”, thotë Riçard Kremer, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor nga organizata Aleanca SHBA-Evropë në Uashington, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase. Ai përshëndeti hapin politik përpara që…

Read More

Njohës të ekonomisë vlerësojnë se të hyrat nga diaspora janë arteria kryesore e zhvillimit ekonomik në vend. Vlera e remitancave deri në pesë mujorin e parë të këtij viti ka arritur 445.4 milionë euro dhe është pothuajse e njëjtë me vlerën e remitancave të së njëjtës periudhë të vitit kaluar. Ndërkaq, sipas Bankës Botërore, që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë, diaspora jonë ka dërguar më shumë 13 miliardë euro. Edhe përkundër inflacionit në nivel global, diaspora vazhdon të kontribuojë me dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se…

Read More

Ata ndjehen keq që nuk ka ndonjë organizim i cili do të mund t`i orientonte për investime këtu. Islam dhe Ismajl Maliqi janë dy vëllezër mërgimtarë, afaristë nga Presheva, që veprojnë në Zvicër. Malli për vendlindjen i sjell shpesh në Preshevë, por ata ndjehen keq që nuk ka ndonjë organizim, i cili do të mund t`i orientonte për investime këtu. E në Komunën e Bujanocit ka disa ditë që për nder të mërgimtarëve janë vendosur flamujt e shteteve të Bashkimit Europian, në të cilat jetojnë mërgimtarët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Kryetari i Komunës, Nagip Arifi, ka pritur në…

Read More

Dogana e Kosovës, ka kërkuar publikisht nga mërgimtarët që të raportojnë korrupsionin dhe kontrabandën. “Dogana e Kosovës duke ju uruar mirëseardhje mërgimtarëve ka kërkuar nga ta që të raportojnë nëse hasin në korrupsion, kontrabandë ose parregullsi. Mërgimtarët këtë mund ta bëjnë nëpërmjet aplikacionit e-Dogana ose duke thirrur pa pagesë në numrin: 0800 50095“, thuhet në njoftimin nga dogana.

Read More

Transmetuesi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, BBC, ka publikuar një artikull për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se ato po rriten. Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe thuhet se kanë qëlluar me armë pasi u detyruan të vendosnin targa të Kosovës në makinat e tyre. Ekziston frika se dhuna midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve etnikë mund të ndizet përsëri, 23 vjet pas luftës në Kosovë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express. Ku është Kosova dhe kush jeton atje? Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det në Ballkan, në kufi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar tetë raste të dhunës në familje. Sipas raportit thuhet se rastet kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Prizren, Malishevë, Skenderaj, Zveçan dhe Mitrovicë. Drenas 01.08.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe një revole për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. Prishtinë 02.08.2022 – 15:30. Është arrestuar…

Read More

Komuna e Kamenicës është radhitur në vendin e tretë në kuadër të matjeve të realizuara nga organizata KDI në bashkëpunim me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”. Kamenica është radhitur e treta me 78 pike apo 88.63% të përmbushjes së indikatorëve vlerësues. I pari i komunës Kadri Rahimaj, ka thënë se Kamenica është radhitur 19 vende më lartë në krahasim me vitin e kaluar. “KAMENICA 19 VENDE MË LART PËR TRANSPARENCË KOMUNALE Transparenca radikale ishte njëri nga premtimet kryesore në fushatë, ndërsa sot kemi ngritje të jashtëzakonshme të Kamenicës në këtë aspekt, duke kaluar 19 komuna…

Read More