Author: admin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd për samitin e radhës të “Open Balkan”. Ai ka ndarë një video në “Facebook”, ku shihet teksa zbret në aeroport, ku është pritur nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç. “Open Balkan” mblidhet nesër për të finalizuar marrëveshjen për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Samitin do t’i paraprijë Panairi Ndërkombëtar i Verës që do të ekspozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb.

Read More

Qytetarët nga Kosova, të cilët udhëtojnë në drejtim të Serbisë, janë duke kaluar lirshëm pikat kufitare pa pasur nevojë për dokumente shtesë përveç letërnjoftimit. Në pikat kufitare nga sot (01 shtator) nuk po lëshohet dokumenti për hyrje/daljet. Në vend të ngjarjes, në pikën kufitare të Bërnjakut, është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po e përcjellë nga afër se a po respektohet marrëveshja. Ai ka konfirmuar se dokumentet për hyrje-daljet nuk po lëshohen më në pikat kufitare. “Jemi në Bërnjak, kishim një veturë të kolegëve tuaj që kaloi pa problem, është ndërpre lëshimi i hyrje-daljeve…

Read More

Astriti, Graniti, Leoni, Valentini, Kreshniku e Ardisoni janë atletët të cilët nga garat e mbajtura në Malishevë fituan Kupën e Kosovës për senior në atletikë. Kryetari Rahimaj është shprehur shumë falënderues për këtë ekip të mrekullueshëm të udhëhequr nga trajneri Zijadin Kryeziu si dhe atleti më i trofeshëm Musa Hajdari, dhe ka uruar që ekipe të tilla të mos e ndalin punën asnjëherë. Në mungesë të hapësirës për vendosjen e kupës në zyret e tyre, ata vendosën që kupën ta mbajmë në objektet e Komunës dhe kjo e bëri edhe më të veçantë këtë fitore të djelmoshave tanë./GJILANI INFO/

Read More

Autoritetet e Agjencisë Pyjore të Kosovës, Njësia në Viti, së bashku me policinë kufitare, kanë ndërmarrë një aksion në fshatin Debellde të Vitisë, me që rast kanë ndalur dhe kanë konfiskuar 7 m dru, 3 automjete dhe një moto sharrë dore. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Pira, ka bërë me dije për aksionin e djeshëm dhe ka theksuar se do të vazhdojnë me inspektimin e terrenit dhe zonave, ku pyjet janë duke u shkatërruar. “Jemi duke u angazhuar që dëmtuesit, konkretisht prerësit ilegal të pyjeve ti parandalojmë dhe ti sjellim para drejtësisë. Lusim qytetarët…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Selvete Sylejmani, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kanë vizituar shkollën “Thimi Mitko”. Gjatë vizitës, kryetari Hyseni e drejtoresha Sylejmani, kanë bashkëbiseduar me menaxhmentin dhe mësimdhënësit, derisa konfirmuan se brenda dy viteve do të inventevenojnë me investime në secilën shkollë, aty ku është e domosdoshme, duke shtuar se janë të interesuar që në Gjilan ta sjellin arsimin në gjendje më të mirë se që është tash. “Në këtë bashkëbisedim, po ua konfirmoj se bashkë me drejtoreshën e Arsimit kemi vendosur që maksimalisht brenda…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një mbledhje me Këshillin e Drejtorëve, ku në veçanti është diskutuar për propozim buxhetin e komunës së Vitisë, për vitin 2023-2025 i cili së shpejti pritet të shkoj për shqyrtim në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin Komunal të Vitisë. Me këtë rast gjatë këtij takimi u bë me dije se Komuna e Vitisë, ka mbajtur edhe gjatë këtij viti dëgjimet publike për buxhet me qytetarë dhe grupet e interesit. Kjo u bë me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen me propozim buxhetin për vitin në vijim dhe…

Read More

Shkruan: Astrit Gashi, Suedi Socialdemokratët drejt fitores së tretë Të dielën, më 11 shtator në Suedi mbahen zgjedhjet e përgjithshme: parlamentare, rajonale dhe lokale. Me këtë rast zgjidhen 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatë të 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale. Kjo fushatë këtë herë e zbuloi hapur racizmin skandinav nga partitë opozitare të cilët të huajt i shohin si problemin kryesor ani pse pikërisht këta mbajnë gjallë ekonominë suedeze në shumë segmente të saj. Partitë opozitare me një fushatë boshe kundër të huajve po i dhurojnë mandatin e tretë radhazi Socialdemokratëve dhe…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan sot ka arrestuar GJ.H (1989), i kërkuar për substanca narkotike. Në njoftim thuhet se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej një (1) vit, e pesëdhjetë (50) ditë. Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendës i tij, Hasan Aliu kanë pritur sot në takim Granit Sylejmanon, ushtrues i detyrës së KRU “Hidromorava” nga Gjlani dhe Kemur Mustafa nga njësia e kësaj kompanie në Viti. Bëhet me dije se në këtë takim është biseduar për rritjen dhe shtrirjen e kapaciteteve të ujit për 13 fshatrat e komunës së Vitisë. Përfaqësuesit komunal kërkuan gjithashtu realizimin e marrëveshje të nënshkruar vitin e shkuar. Ndërkaq janë shqyrtuar edhe mundësit për investime në projektet për furnizim me ujë për fshatrat Ramjan, Novoselë dhe Radivojcë./GJILANI INFO/

Read More

Në kuadër të përgatitjeve për përgatitjen e fillim vitit të ri shkollorë 2022/23, ditë më parë kanë nisur punimet ne sanimin e dëmtimeve, riparimin e përgjithshëm dhe fasadimin e klasave, në disa shkolla të komunës së Vitisë. Për të parë nga afër punimet që janë kryer dhe po realizohen më tej, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini, kanë vizituar disa nga shkollat e kësaj komune. Me këtë rast, udhëheqësit komunal u shprehën se janë duke bërë përpjekje që ky fillim vit shkollor të fillojë mbarë e me kushte sa më të…

Read More