- Gjilan: Janë ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale
- Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative në shkolla
- Kryetari Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale, janë prioriteti kryesor
- Pajisen me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijeshmërisë të gjitha shkollat e Kamenicës
- Parashikimi i motit për ditën e sotme: Me diell, por mëngjesi mjaft i ftohtë
- Kryetari Rahimaj mban takim me drejtorët komunal dhe menaxherët e kontratave
- Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”
- Autoambulancë në nderim të Drejtoreshës Greta Kryeziu
Author: admin
Aida Birinxhiku, kandidatet në 5-shen e parë të partisë Socialdemokrate E reja shqiptare, Aida Birinxhiku, është një kandidate me prejardhje nga Kosova që synon të bëhen deputete në Parlamentin e Suedisë për vitin 2022, shkruan albinfo.ch. Ajo po shkëlqen në fushatën elektorale që po mbahet në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate. Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton dhe vepron në Halland, Falkenberg të Suedisë, dhe është kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate, Zgjedhjet në Suedi do të mbahen në shtator të këtij vitit dhe Aida do të jetë një…
Grupi i Miqësisë me Zvicrën i Kuvendit të Republikës së Kosovës sot pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës Takimi fillon në orën 11:00 dhe mbahet në Kuvendin e Kosovës, raporton RTKlive. Ndryshe Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunim në shumë fusha. Edhe diaspora e Kosovës që është njëra ndër më të mëdhatë që jeton në shtetin helvetik është urë lidhëse mes Kosovës.
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se sot ka liruar nga detyra drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj. Ai në një postim në faqen e tij në Facebook ka shkruar se deri tek shkarkimi i Agajt ka ardhur pas vërejtjeve të adresuara nga ai dhe ankesave të qytetarëve për mos respektim të orarit të punës “Për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme të adresuara nga unë por edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit tim, ankesave të qytetarëve, mosrespektimit të orarit të punës dhe mungesës së angazhimit në sektorin përkatës, sot lirohet nga detyra drejtoresha e…
Nënkryetari i Gjykatës në Gjilan ka pritur në takim Drejtoreshën e Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së
Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj gjatë ditës së mërkurë ka pritur në takim Drejtoreshën e Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së, Kavya Rajan. Takimi i zhvilluar ka qenë më shumë informues dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Me këtë rast nënkryetar Sermaxhaji, ka falënderuar Misionin e OSBE-së për bashkëpunimin e deritashëm, në organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve për gjyqtarë në fusha të ndryshme. /GJILANI INFO/
Ka filluar mësimi edhe në Institucionin Parashkollor “Filizat” si dhe në SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva”
Sot kanë filluar me procesin mësimor edhe Institucioni Parashkollor “Filizat” në Kamenicë si dhe SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin. Kryetari Rahimaj ka thënë se ka filluar të normalizohet procesi mësimor, dhe kështu do të ndodhë edhe me shkollat e tjera nga nesër. Ai ka ftuar prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë./GJILANI INFO/
32 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, Osmani: Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 32 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se kjo kushtetutë shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës. Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se me të janë fortifikuar përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur. “Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër,…
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë marrë pjesë në disa aktivitete të përbashkëta për mbrojtje kundër sulmeve ajrore. “Sulm ajror! Dita zero nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh, shumë shtytje diamanti dhe kursi i vetëbesimit Camp Dodge. Grada Kombëtare Amerikane dhe ushtarët e detyrës aktive (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë për provuar aftësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowa-s. Ndërsa, Ambasada Amerikane në Prishtinë teksa ka shpërndarë këtë njoftim, ka thënë se “së bashku jemi më të…
Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë takim kryetari Haliti, e ka njoftuar atë lidhur me punët e qeverisë komunal, projektet dhe përkushtimin e tyre për të mirën e qytetarëve vitias. Gjithashtu është biseduar edhe për çështjet e pushtetit lokal si sfidat e komunave për edhe mundësitë për zhvillimin e tyre. Kryetari Haliti tha se është nder që bashkërisht me homologun e tij kanë biseduar për çështjet që janë në interes të qytetarëve duke treguar përkushtim të lartë në përmirësimin e jetës së qytetarëve./GJILANI…
Planifikohen investime në eficiencë që do të ndikojë në kursim të energjisë elektrike në komunën e Vitisë
Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur sot në takim drejtorin e Shoqatës për Efikasitet të Energjisë së Ri-përtritëshme (SHEER), si dhe ekspertin e efiçiencës së energjisë Arsim Kuliqi. Në këtë takim u bisedua rreth Planit të Veprimit të Komunës për Energji dhe Klimë (PVKEK), që ka për qëllim investimin për kursimin e energjisë elektrike në këtë rast në komunën e Vitisë. Ky plan i veprimit përfshinë sektorin e ndërtesave, sektorin e transportit, dhe sektorin e ndriçimit publik. Nënkryetari Aliu e ka mirëpritur këtë plan të veprimit dhe ka falënderuar organizatën SHEER. Ai tha se duke i…
Arifi: Nxënësit shqiptarë në Luginë po detyrohen ligjërisht ta intonojnë himnin serb në shkollë
Nxënësit në Kosovë nuk e kanë filluar ende vitin e ri shkollor për shkak të grevës në arsim. Por, bashkëkombësit e tyre në Luginë të Preshevës, mësimin e nisën më 1 shtator, ndonëse me një veçori diskriminuese. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, njoftoi të mërkurën se nxënësit shqiptarë në Luginë janë të detyruar ligjërisht nga autoritetet serbe të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës. Në llogarinë e tij në Facebook, Arifi publikon një dokument, që sipas tij, pasqyron vendimin për detyrimin e intonimit të himnit serb “Boze Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës. “Tani…

