Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Në këtë takim kryetari Haliti, e ka njoftuar atë lidhur me punët e qeverisë komunal, projektet dhe përkushtimin e tyre për të mirën e qytetarëve vitias. Gjithashtu është biseduar edhe për çështjet e pushtetit lokal si sfidat e komunave për edhe mundësitë për zhvillimin e tyre.
Kryetari Haliti tha se është nder që bashkërisht me homologun e tij kanë biseduar për çështjet që janë në interes të qytetarëve duke treguar përkushtim të lartë në përmirësimin e jetës së qytetarëve./GJILANI INFO/