Author: admin

Kryetari i Komunës së Kamenicës ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat për ndihma momentale në vlerë prej 62,600€. “Janë aprovuar 61 ndihma momentale për foshnjat e porsalindura dhe 112 ndihma momentale në shëndetësi”-ka njoftuar Rahimaj./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Njësinë e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava” në Viti, për të parë nga afër punimet që po realizohen në kalimin e rrjetit të ujësjellësit të Letnicës nga gypi i vjetër prej asbest betonit në gypin e ri. Me këtë rast kryetari i përgëzoj punëtorët për punën që po e bëjnë duke potencuar se finalizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Vitisë, konkretisht për lokalitet që furnizohen nga burimi i ujit në Letnicës. Ai tha se me këtë pritet të bëhet edhe zvogëlimi i…

Read More

Në Bresalc të Gjilanit janë arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, pasi që në veturën e njërit prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar 15 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, bëhet e ditur sot nga raporti i fundit të policisë  . Nga raporti në fjalë thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e personit të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg. e 946.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë ( total 18 kg e 246.9 gramë  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë ),dy vetura me targa…

Read More

Shkruan: Izmi Zeka Prej luftës në Ukrainë politika ndërkombëtare ka ndryshuar rrënjësisht. Interesat po ashtu kanë ndryshuar katërçipërisht. Por ky ndryshim apriori nuk do të thotë që ne të jemi qendra nga ku sillet globi. Është moment edhe për studim por përveç kësaj koha nuk të fal asnjë minutë. Gabimet në raport me politikën amerikane në veçanti mund të kosto të lartë afatgjate. Politika e meqme zakonisht, kur tani ka përpjekje serioze për të rrumbullakuar përfundimisht shtetësinë e Kosovës nuk duhet të jetë populiste por as fragmentare në qëndrimet s saja. Po e përdori një thinje të vjetër e…

Read More

Ballkani do të debutoj sot në grupet e garës së tretë më të madhe evropiane, Ligës së Konferencës. Kampioni në fuqi i Kosovës është bërë skuadra e parë nga vendi ynë që do të luaj në grupet e një gare të madhe evropiane. Suharekasit ndodhen në Grupin G së bashku me Slvia Pragën, Sivasproin dhe CFR Cluj. E ndeshja e parë e skuadrës së Ilir Dajës do të jetë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku janë nikoqir të kampionëve rumun CFR Cluj. Dueli i parë i kampionit kosovar me atë rumun do të zhvillohet me fillim nga ora…

Read More

– Për veprën Unë Halil Garria të Beqir Musliut – Nga: Haqif Mulliqi (Mos)Mbështetja tek hipoteksti si dhe tek mitologjia Drama, sikundër edhe format e tjera të artit, nuk ka asnjë kuptimësi tjetër, veçse të përfaqësojë dhe problematizojë mitet e ndryshme që vijnë nga e kaluara, apo edhe ato që janë ndërtuar në sferën urbane të një shoqërie: miti mbi Konstantinin dhe Doruntinën, Halil Garrinë e Fatimen, miti i murosjes së gruas, apo edhe miti mbi Adem Jasharin, luftëtarin e paepur të lirisë së Kosovës, i cili tashmë e krijon po të njëjtin perceptim tek publiku. Por, ajo që dihet…

Read More

Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunimit që ka ndodhur në muajin mars dhe prill të këtij viti në Gjilan. Sipas njoftimit, një e mitur ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore. “Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore”, thuhet në raportin policor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Read More

Forcat Ajrore të SHBA-së nisën një provë të paarmatosur të raketës balistike ndërkontinentale Minuteman III në Kaliforni të mërkurën herët në një shfaqje të gatishmërisë bërthamore. Testi operacional u nis në orën 1:13 të mëngjesit nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, rreth 90 kilometra në veri të Santa Barbara, konfirmoi baza në Twitter. Testi i së mërkurës vjen më pak se një muaj pasi u lansua edhe një test i mëparshëm, raporton foxnews. Ryder tha se SHBA-ja njoftoi qeverinë ruse për detyrimet e traktatit përpara testit operacional dhe vuri në dukje se njoftimi para nisjes ishte në përputhje…

Read More

Aleksandar Nikolloski sqaron se partia e tij ka paraqitur iniciativë për referendum për anulimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. “Kjo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2017 nga Zoran Zaev dhe Boyko Borissov dhe ajo marrëveshje është baza e të gjitha problemeve të Maqedonisë. Sepse është ratifikuar në parlamentet e të dy vendeve si ndërkombëtare, ndërsa Bullgaria ka të drejtë të ndryshojë thelbin e ekzistencës së popullit maqedonas dhe të shtetit maqedonas, pra të godasë themelin e shtetit maqedonas. Nëse Maqedonia nuk i plotëson kushtet për Car Samuelin, Shën Kirilin dhe Metodin, kush janë Shën…

Read More