Author: admin

Mallorca mori të dytën fitore sezonale, duke mundur në shtëpi Almerian me rezultatin minimal. Skuadra e Vedat Muriqit u mjaftua nga një gol i Pablo Maffeos në pjesën e parë për të marrë pikët e plota, në një ndeshje ku përballeshin dy skuadra me të njëjtin objektiv. Fillimi i lojës ishte i vakët, me të dyja ekipet që u treguan të kujdesshme E para goditje drejt kuadratit solli dhe golin e avantazhit për vendasit, teksa një top i harkuar nga Copete u devijua nga një prej mbrojtësve të skuadrës mike, duke u kthyer në një asist për Maffeon, i…

Read More

Nga Faton Bislimi Në sferën e angazhimit diplomatik për arritjen e qëllimeve të veta, shkencat politike e vecanërisht teoritë e marrëdhënjëve ndërkombëtare njohin dy metoda themeltare që fuqitë e mëdha zakonisht përdorin: atë të dekonstruktimit apo atë të kooptimit. Amerikanët kryesisht e favorizojnë kooptimin, bile kur demokratët qeverisin në Washington, dekonstruktimi as që konsiderohet thuajase. Kooptimi siguron një shteg me të lehtë e me më pak kosto për arritjen e qëllimeve diplomatike dhe atyre të politikës së jashtme amerikane kudo në botë. As Kosova nuk bënë përjashtim këtu. Por, para se të shohim shembullin e casjes klasike të kooptimit…

Read More

Numrimi i votave për parlamentin suedez ka përfunduar, tashme dhe zyrtarisht kemi dy deputetë me rrenjë shqiptare në parlamentin e Suedisë, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, gazetari Astrit Gashi, i cili jeton në Suedi. “Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku do të përfaqësojnë Socialdemokratët e Hallandit”, ka shkruar Gashi, i cili ka publikuar votat e kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet që u mbajtën më 11 shtator. “Nga keto shifra rezulton se asnjëri nga kandidatët fitues nuk ka më shumë se 200 vota shqiptare. Në Suedi jetojnë mbi 70 mijë shqiptarë”, ka shkruar Gashi. Adnan Dibrani 1 994 /…

Read More

Diplomati shqiptar Bix Aliu (Begzat Azem Aliu) është nominuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden, për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Mal të Zi. Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë të premten, më 16 shtator, njofton Klankosova.tv. Diplomati Aliu është anëtar karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, klasë ministre-këshilltare teksa së fundmi shërbeu si i Ngarkuar me Punë, i Përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest, Hungari. Para kësaj, ai ishte Zëvendësshef i Misionit të Ambasadës Amerikane në Poloni dhe i Ngarkuar me Punë, përkohësisht gjatë gjithë vitit 2021. Më parë, Aliu ishte…

Read More

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar lajme të mira për Kosovën nga Bashkimi Evropian që lidhen me liberalizimin e vizave. Ky reagim i tij vjen pas deklaratës së përbashkët nga Franca, Gjermania dhe Polonia, ku është kërkuar progres për liberalizim të vizave për Kosovën. “Lajm inkurajues për Kosovën do të jepet së shpejti nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Rhode. Kështu, ka deklaruar Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas deklaratave nga Gjermania, Franca dhe Polonia, të cilët kanë bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu, kryeministri i Kosovës,…

Read More

Ermelind Kastrati, djaloshi nga Gjilani është larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak të një tatuazhi që e mban në krahun e tij. Kastrati ka shkruar në “Facebook” se ka pritur një vit për të nisur trainimet. Ai shkoi të hënën në kazermë dhe vetëm pas pak ditësh e njoftuan se duhet të largohet meqë në trup ka tatuazh. I riu nga Gjilani thotë se bashkë me të janë larguar edhe disa të tjerë. Postimi i plotë pa ndërhyrje: 1 Vjet u bonen prej Aplikimit në FSK , edhe ne fund erdh lajmi qe u pranum shkum…

Read More

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, pas takimit të mbledhjes së kryesisë, ka mbajtur sot konferencë për media së bashku me Grupin e Këshilltarëve në Kuvendit Komunal, ku ka bërë të ditur se përgatitjet dhe angazhimet për Konventën programore të partisë, e cila do të mbahet më 24 shtator, që në fokus do ta ketë opozitarizmin dhe rolin e LDK-së në këtë fazë politike. Konventa programore e Degës së LDK-së në Gjilan, e cila do të mbahet më 24 shtator, pritet të zbardhë hapat e mëtutjeshëm opozitar në Komunë dhe…

Read More

Një foshnje 4 muajshe u nxorr e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në kryeqytetin Aman, në Jordani E vogla kishte qëndruar e bllokuar për më shumë se 24 orë. E ëma, jordaneze Israa Raed tha se ishte jashtëzakonisht e lumtur të enjten, pasi ekipi i shpëtimit shpëtoi vajzën e saj katër muajshe Malak nga rrënojat. “E njoha nga pizhamat rozë,” tha Israa Raed, 26 vjeç. Për AFP tregon se kishte pritur më shumë se 24 orë për ndonjë lajm për vajzën e saj të vetme. “Fjalët nuk mund të përshkruajnë sa e lumtur jam”, tha ajo.…

Read More