Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Haziri: Avaritë që kanë dal në Kuvendin Komunal të Gjilanit janë shqetësuese për stabilitetin politik për politikat zhvillimore
Lajme Lokale

Haziri: Avaritë që kanë dal në Kuvendin Komunal të Gjilanit janë shqetësuese për stabilitetin politik për politikat zhvillimore

adminBy adminSeptember 17, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, pas takimit të mbledhjes së kryesisë, ka mbajtur sot konferencë për media së bashku me Grupin e Këshilltarëve në Kuvendit Komunal, ku ka bërë të ditur se përgatitjet dhe angazhimet për Konventën programore të partisë, e cila do të mbahet më 24 shtator, që në fokus do ta ketë opozitarizmin dhe rolin e LDK-së në këtë fazë politike.
Konventa programore e Degës së LDK-së në Gjilan, e cila do të mbahet më 24 shtator, pritet të zbardhë hapat e mëtutjeshëm opozitar në Komunë dhe politikat sektoriale, bashkëbisedimi me qytetarët, grupet e interesit, shoqërinë civile e mediat, në interes të zhvillimit të komunës sonë.
Ajo që ne kemi në fokus të debatit është gjendja në Kuvendin Komunal. Humbja e shumicës politike e ndërtuar me rastin e zgjedhjes së ekzekutivit të ri, tashmë në Gjilan është faktuar. Partia në pushtet bashkë me partitë e koalicionit kanë ndërtuar një shumicë artificiale e cila nuk po funksionon.
Avaritë që kanë dal në Kuvendin Komunal janë shqetësuese për stabilitetin politik në komunën tonë dhe shqetësuese për politikat zhvillimore, të cilat kanë mbetur peng i zhvillimit për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike.
Ne thërrasim për stabilitet politik, ku roli jonë si parti e parë dhe më e madhja në Gjilan ka me qenë gjithmonë në funksion të zhvillimit. Por, ne nuk mund të marrim pjesë në kazanin e zierjes së shumicave artificiale.
Përmes Komitetit për Politikë dhe Financa dhe përmes Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, ne kemi bërë thirrje që kalendari i rregullt i punës së Komiteteve të aktivizohet. Komuna jonë nuk ka kalendar të rregullt të politikave sektoriale në komitetet e Kuvendit Komunal.
Është shqetësues fakti që asnjë investim i ri brenda dhjetë muajve nuk ka ndodhur deri sot në Gjilan nga kjo administratë. Përkundrazi, kanë ndërprerë kontrata si puna e Stadiumit, mos miratim të planit detaj të propozuar nga konsesionerët e Hidomoravës e që lidhet me pusetat në shtrirjen e rrjetit të ri të kolektorit të ujërave të zeza, mos ndarja e mjeteve të shpronësimit, pastaj ndërhyrje në Komisione profesionale e nepotizëm të theksuar në punësim etj. Krejt kjo avari e Kuvendit Komunal është reflektim i mospunës në ekzekutiv.
Ky vit është i humbur, por mund të jetë determinues a do të jetë mandat i humbur për Gjilanin. Interesi ynë është që ky vit i humbur të kompensohet me bashkëpunim e aktivizëm, duke u bazuar në rregullore dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, tha kryetari i Degës së LDK-së z. Lutfi Haziri./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

By adminOctober 12, 2026

Agim Ademi ishte gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të…

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.