Author: admin

Po nis edhe një tjetër javë, por bashkë me të nuk do të nis viti i ri shkollor. Një arritja e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës ka bërë që nga 25 gushti mësimdhënësit të jenë në grevë. Sindikata e Arsimit kërkon nga ekzekutivi 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, në mënyrë që të përballohet inflacioni. Qeveria nuk e ofron atë, thonë se “nuk e mundësojnë kornizat buxhetore”. Në një klimë të tillë, javën e kaluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Rrahman Jasharajt, kryetarit të Sindikatës, s’ka prodhuar marrëveshje. Rrjedhimisht është shtuar…

Read More

Nga  Faton Bislimi Në një shkrim të datës 7 shtator 2022, kisha elaboruar rëndësinë e djathtizmit autentik kombëtar. Është djathtizmi autentik kombëtar, si formë specifike e djathtizmit si identitet ideologjik politik, që i siguron Kosovës ecjen drejt fianlzimit të procesit të shtetndërtimit dhe vendin meritor në familjen e kombeve perëndimore. Por, nuk ka mendësi politike e veprim politik më shembullor sesa rugovizmi si djathtizëm autentik kombëtar. Rugovizmi, si mendësi e politikbërjes e aplikuar nga Presidenti Rugova as nuk ka ikë me shkuarjen e tij në amshim, por as nuk mund të tjetërsohet nga kushdo që zë pozitat politike të…

Read More

Granit Xhaka po shfaq formë të lartë me Arsenalin në fillim të këtij sezoni në Premierligë. Këtë të diel, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore në udhëtim te Brentfordi me rezultatin 0:3. Xhaka u paraqit edhe për 90 minuta, teksa ishte asistues te goli i shënuar nga Gabriel Jesus. Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian e ka cilësuar mesfushorin nga Kosova si “mbret të asistimeve”. “Çfarë djaloshi…mbret i asistimeve”, ka shkruar Jesus, krahas një fotografie të publikuar bashkë me Xhakën. Kujtojmë se 29-vjeçari nga shtatë paraqitje me Arsenalin në Premierligë këtë sezon, ka regjistruar tri asistime dhe ka shënuar…

Read More

NGA  FATMIR LOHJA  Në mëngjez po ecja me ritëm më të shpejtë se zakonisht. Te bari lagjes ma vonuan kafenë. Kam qenë gjithnji i përpiktë në zbatimin e orarit zyrtar. Te semafori në qender të qytetit shoh Gencin. Eshtë një komshi i vjetër. Ka vite që ka shkuar në emigrim. Tokëm grushtat, sipas modes së re nga pandemija e kohës. Si je?- e pyes me dashamirësi. Top, – ma kthen shkurt. U çudita nga përgjigjet e tija të shkurtra. Për ke e pyesnja ,më jepte të njëjten përgjigje :” Ta kam falë!”Më fali djalin, vajzen ,vëllain e madh, dhe…

Read More

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka lëshuar të dhëna që sugjerojnë se forcat ukrainase po zgjerojnë pozicionet në lindje të lumit Oskil dhe në veri të lumit Siversky Donetsk, gjë që mund t’i lejojë ata të rrethojnë trupat ruse që mbajnë qytetin e Limanit. “Duket se ushtarët rusë në Liman përbëhen kryesisht nga rezervistët e Barsës (Ushtria Luftarake Ruse) dhe mbetjet e njësive të dëmtuara rëndë në kundërofensivë në rajonin e Kharkiv, dhe duket se rusët nuk po drejtojnë përforcime në këtë zonë”, tha ISW. Ndryshe, as Rusia dhe as Ukraina nuk zbulojnë humbjet e tyre ushtarake, të…

Read More

Problemi më i mprehtë në sektorin arsimor këtë vit të ri akademik është rënia e numrit të nxënësve në shkolla. Gjatë periudhës 2010-2022, nxënësit në arsimin parauniversitar ranë me 37%, ndërsa numri i mësuesve mbeti i njëjtë. Rënia e raportit nxënës për mësues nuk e ka përmirësuar cilësinë në arsim, pasi në 7 vitet e fundit nuk ka asnjë nxënës ekselent në të dhënat zyrtare, ndërsa rezultatet e provimeve të maturës ishin me ulje në vitin 2022. Mësuesit rrëfejnë se emigracioni, përveçse po ul numrin e nxënësve, po krijon një mendësi që ka zbehur interesin për mësimet. Sfidat dhe…

Read More

Komuna e Bujanocit ka hapur konkursin për bashkëfinancim të projekteve mediatike për vitin 2022.6 milionë dinarë janë ndarë në buxhet për media.Siç thuhet në tekstin e konkursit, anëtarët e komisionit që do të vlerësojë projektet do të jenë ekspertë të pavarur ose punonjës të medias, të cilët nuk duhet të jenë në konflikt interesi apo të kenë poste publike.

Read More

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe presidenti Agim Ademi janë duke e bërë të pamundurën për afrimin e futbollistëve me origjinë nga Kosova t’i sjellin në Kombëtaren e Kosovës. Së fundi Albanian News merr vesh se fanellën e Kosovës do ta veshin dy të rinj, të cilët vlerësohen lart në futbollin gjerman. Arlind Rexhepi, i cili është pjesë e Hamburgut, do të jetë në grumbullimet e Kosovës U-21, dhe Leonit Ibrahimi, i cili është pjesë e Union Berlinit, do të jetë në planet e Kosovës për U-19, transmeton Albinfo.ch. Me këtë rast dëshmohet se Kosova është burim…

Read More

Ka rënë bora e parë në Kosovë për këtë vit. Kjo ka ndodhur në bjeshkët Ishtedimit, afër kufirit me Malin e Zi, shkruan Meteo Ballkan. “Fjollat e para të borës në Kosovë, në bjeshkën e Ishtedimit shumë afër kufirit me Malin e Zi sot në mëngjes”, thuhet në njoftimin e tyre. Më poshtë mund të gjeni fotografi të realizuara nga Egzon Gashi.

Read More

NGA HEJZA ART Çdo shoqëri ka intelektualët e vet, siç i ka edhe kuazi-intelektualët. A është vetëm fjala “kuazi” ajo që e bën dallimin në mes të këtyre dy termeve? Në mes të intelektualit të vërtetë dhe atij kuazi apo të rremë, ka dallime esenciale. Është vetëm një tipar që i “përafron” dhe, kësisoj, lejohet të emërtohen edhe intelektualë edhe të rremë, pra kuazi-intelektualë! Intelektual quhet personi i cili ka aftësi krijuese, diapazon të gjerë njohurish dhe është i brumosur me vlera universale. Fuqia krijuese e intelektualit mbështetet në shkathtësi krijuese dhe në zbërthim të idesë përmes mjeshtërisë intelektuale.…

Read More