Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Januzaj edhe zyrtarisht në Istanbul Basaksehir

February 3, 2023

Zbardhëllimë

February 3, 2023

Rapsodi për tri dhembje

February 3, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Januzaj edhe zyrtarisht në Istanbul Basaksehir
  • Zbardhëllimë
  • Rapsodi për tri dhembje
  • Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro
  • Tetova po zbrazet, për pesë muaj shuhen tetë paralele
  • Dy djemtë e dëshmorit Abdullah Bugari, histori suksesi në Austri
  • Kamberi: Dje Vuçiqi filloi të tregojë të vërtetën, por pati frikë nga opozita
  • Krenari, pjesëtarja e FSK-së siguron vend në Akademinë Mbretërore britanike
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Rugovizmi – djathtizmi autentik kombëtar
Opinione

Rugovizmi – djathtizmi autentik kombëtar

adminBy adminSeptember 19, 2022Updated:September 19, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga  Faton Bislimi

Në një shkrim të datës 7 shtator 2022, kisha elaboruar rëndësinë e djathtizmit autentik kombëtar. Është djathtizmi autentik kombëtar, si formë specifike e djathtizmit si identitet ideologjik politik, që i siguron Kosovës ecjen drejt fianlzimit të procesit të shtetndërtimit dhe vendin meritor në familjen e kombeve perëndimore.

Por, nuk ka mendësi politike e veprim politik më shembullor sesa rugovizmi si djathtizëm autentik kombëtar. Rugovizmi, si mendësi e politikbërjes e aplikuar nga Presidenti Rugova as nuk ka ikë me shkuarjen e tij në amshim, por as nuk mund të tjetërsohet nga kushdo që zë pozitat politike të Rugovës qoftë në krye të partisë apo shtetit.

Për ta parë kjartë si kristali se Rugova në veprimet e tij politike, si rezultat i bindjeve të tij djathtiste, ka trasuar djathtizmin autentik kombëtar në Kosovë, na duhet vetëm t’i kthehemi pak historikut të tij dhe politikbërjes së tij.

Zanafilla familjare e Rugovës është e djathtë, ngase edhe babai edhe gjyshi i tij ishin pushkatuar nga çetnikët jugosllave qysh më 1945. Familja e tij ishte familje patriotike anti-komuniste. Djathtizmi i tij dhe më pasë i rugovizmit si mendësi politike në spektrin e oscilimeve ideologjike veçohen pikërisht për shkak se janë verzioni më i mirë praktik i djathtizmit për Kosovën.

Pos trungut familjar, veprimtaria politike e Rugovës që fillon me themelimin dhe me marrjen e kryesimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 1989 jep argumentet shtesë në këtë kontekst. Këto argumente do t’i ndaja në tri grupe: 1. tradicionale/historike, 2. kombëtare/patriotike, dhe 3. identitare/orientuese.

1. Si kritik letrar, Rugova kishte arritur të mësonte shumë edhe për historinë e kombit tonë. I ndikuar intelektualisht nga Bogdani kryesisht, Rugova në mendësinë e tij politike i kishte rezervuar vend të posaçëm historisë sonë kombëtare dhe traditave shqiptare. Ishte pikërisht Rugova ai i cili riktheu emrin Dardani si alternativë për shtetin e Kosovës, duke propozuar edhe flamurin shtetëror me simbole dardane. Tutje, ishte pikërisht Rugova që riktheu në praktikën tonë kulturore ‘Darkën e Lamës,’ si përbashkim rreth sofrës së bukës e si falëmnderim për bereqetin e arritur. Këto dy instanca janë shembuj klasik të rikthimit tek rrënjet, të sforcimit të vlerave historike e tradicionale për Kosovën.

2. Lidhshmëria e parezervë e Rugovës me shqiptarët edhe jashtë Kosovës – sidomos me mërgatën, por edhe me ata në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, e edhe në Shqipëri – përbën elementin shtesë të përqafimit të kauzës kombëtare nga ana e tij, të parë përmes prizmit të demokracisë, lirisë dhe pavarësisë për Kosovën. Si lider politik i Kosovës, ai ngjalli shpresën për ditë më të mira edhe tek shqiptarët përreth Kosovës – nën hijen e tij politike u krijuan partitë e para demokratike të shqiptarëve në Luginë, në Maqedoni, e në Mal të Zi. Patriotizmi i pashembulltë i Rugovës u tregua edhe përbrenda vet LDK-së dhe Kosovës. Duke qenë se mendësinë e tij politike e udhëhiqte një kauzë më e madhe se vet ai, pra kauza kombëtare, strumbullar i së cilës ishte Kosova e lirë, e pavarur, dhe demokratike, Rugova nuk mëtonte asnjëherë të merrej me ata që merreshin me të. Këtë vendosshmëri të tij për t’i shërbyër kauzës kombëtare e jo pozitës apo personalitetit të tij, ai e tregoi disa herë, por ndër kryesoret janë kur ai i dha mundësinë Thaçit të udhëheqte delegacionin e Kosovës në Rambuje; apo edhe kur i dha mundësinë Haradinajt të bëhej Kryeministër anipse me vota ishte shumë large nga ajo pozitë. Këto instanca janë shembuj klasik të elementeve kombëtare/patriotike që përcaktonin veprimet e tija politike.

3. Qysh në fillet e politikës, Rugova kishte përcaktuar orientimin strategjik të Kosovës kah perëndimi. Në këtë kuadër, janë dy elemente kruciale që pasqyrojnë vlerat identitare të Kosovës dhe orientimin e saj perëndimor. E para, që ishte bërë edhe postulat politik në Kosovë, dhe mbetet e tillë sot e kësaj dite, ishte “miqësia permanente me SHBA-të.” I gjendur në një kohë të ndryshimeve të mëdha ideologjike botërore si rënja e Murit të Berlinit, disintegrimi i BRSS-së, në njërën anë, dhe insistimi amerikan për përhapje globale të demokracisë në anën tjetër, Rugova kishte bërë zgjedhjen e tij dhe këtë orientim strategjik të Kosovës nuk e lëshoi asnjëherë – sytë kah Amerika! Por, ka edhe një element tjetër këtu me rëndësi esenciale për vendin dhe trajektoren politike të Kosovës që e kishte përcaktuar Rugova: afërsia me Vatikanin. Për shumëkë, në princip, një lëvizje e tillë e Rugovës për të afruar Kosovën me Vatikanin dukej e pashije, për të mos thënë e gabueshme, kur dihet se shumica absolute e popullit të Kosovës janë të besimit islam. Por, gjenialiteti i një lideri shkëlqen kur ai arrinë të bëjë aleancat e jashtme (qofshin ato edhe jo të natyrshme në shikim të parë) pa dëmtuar në thelb kohezionin e brendshëm. Nuk ka shembuj më të mirë se këta dy për të parë se si elementet identitare/orientuese kishin rol themeltar në politibërjen rugoviste.

Marrë së bashku, këto tri grupe të argumenteve të elaboruara më lartë, plotësojnë mozaikun e djathtizmit autentik kombëtar. Nuk ka djathtizëm të mirëfilltë pa bazë të fortë në vlerat tradicionale, identitare, dhe patriotike të një vendi apo populli. Nuk ka dajthtizëm autentik kombëtar pa një LDK përnjëmend rugoviste! Nuk ka Kosovë me shtetësi të sforcuar si duhet, dhe me vend meritor në familjen e kombeve perëndimore pa një forcë politike që me mish e me shpirt e përqafon, e beson dhe e implementon djathtizmin autentik kombëtar!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Asnjë pakicë në Kosovë nuk është e pikur nga qielli – pakicat e Kosovës kanë më së shumti të drejta se sa çdo vend i Europës

February 1, 2023

Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike

January 29, 2023

Asociacion edhe për komunat e Luginës së Preshevës

January 27, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Sport

Januzaj edhe zyrtarisht në Istanbul Basaksehir

By adminFebruary 3, 2023

Adnan Januzaj edhe zyrtarisht ka nënshkruar me Istanbul Basaksehirin. Januzaj do të jetë pjesë…

Zbardhëllimë

February 3, 2023

Rapsodi për tri dhembje

February 3, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

February 3, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Januzaj edhe zyrtarisht në Istanbul Basaksehir

February 3, 2023

Zbardhëllimë

February 3, 2023

Rapsodi për tri dhembje

February 3, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.