Author: admin

Në 24 vjetorin e rënies dëshmorë të dy vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, udhëheqësit komunal, organizatat e dala nga lufta, pjestarë të policisë si dhe qytetarë të tjerë, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “Gursel e Bajram Sylejmani”, në fshatin Sadovinë. Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se populli ynë kishte një rrugëtim të gjatë deri tek liria e vendit dhe gjatë këtij rrugëtimi pati shumë personalitete me vlera të larta, me tipare…

Read More

Misioni i KFOR-it në Kosovë gjatë ditës së djeshme zhvilloi stërvitje komplekse për reagim ndaj krizave të quajtur “Golden Sabre” në zonën stërvitore të Kampit në Novo Sellë. Sipas njoftimit të KFOR-it stërvitja ishte planifikuar dhe ekzekutuar nën drejtimin e zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Luca Piperni Ajo u fokusua në integrimin e aseteve dhe aftësive të ndryshme të KFOR-it dhe testoi aftësinë e kontingjenteve të ndryshme të kontribuar nga aleatët dhe partnerët e NATO-s për t’iu përgjigjur me sukses çdo kërcënimi që mund të rrezikojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në mbarë Kosovën. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc…

Read More

Akademia do të mbahet në sallën e Teatrit të Gjilanit, me fillim në ora 17:00. Me rastin e 40-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) sot do të mbahet një akademi mirënjohjeje. Sipas organizatorëve, kjo akademi do të jetë në mbështetje të Luginës së Preshevës – Kosovës së paçliruar. Akademia do të mbahet në sallën e Teatrit të Gjilanit, me fillim në ora 17:00. LPK është duke shënuar 40-vjetorin e saj me organizimin e shumë aktiviteteve në mbarë vendin.…

Read More

Familja Isufi nga Zvicra dhe Gjilani me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, pedagoges së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër. Shqiponja Isufi, e lindur në vitin 1981, ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe pedagoge e ekonomisë si dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë. Shqiptarët e Zvicrës humbën njërën nga pjesëtaret më të shquara të komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë! Shqiponja Isufi kishte ardhur në…

Read More

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, kanë planifikuar një sërë aktivitetesh për muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Në bashkëpunim me Spitalin Regjional të Gjilanit do të realizohen mamografitë falas për gratë mbi moshën 45 vjeçare. Në kordinim me radiologun Dr.Nazim Dauti do të realizohet ultrazëri falas për 20 gra apo vajza të komunës sonë, mbi moshën 20 vjeçare që kanë apo dyshojnë në ndryshime apo histori familjare për kancer të gjirit. Do të mbahen ligjërata vetëdijësuese në fshatrat Pozheran, Smirë, Sllatinë e Epërme, Tërpezë, Beguncë, Sadovinë e Jerlive, Remnik,…

Read More

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunimin me ZBGJ në Komunën e Vitisë, organizoi nje prezantim për kornizen ligjore për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Është prezantuar Ligji për Barazi Gjinore dhe Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, janë prezantuar obligimet e Komunës për funksionalizimin e mekanizmit komunal për parandalimin dhe trajnimin e dhunës ndaj grave. Në takim morën pjesë zyrtar nga komuna, policia, perfaqësues të zyres për punë sociale, personeli shëndetësor etj./GJILANI INFO/

Read More

Drejtori për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan, Enver Shabani, ka vizituar punimet të cilat janë duke u zhvilluar në tregun e gjelbër të qytetit, tregun e kafshëve në Velekincë dhe në tregun e parkun në Zhegër. Shabani ka bërë të ditur se në tregun e gjelbër të qytetit shumica e punëve kanë përfunduar dhe një pjesë e tregut është në funksion të plotë, i cili po shfrytëzohet nga tregtarët. “Tregtarët në tregun e gjelbër të qytetit janë të kënaqur me hapësirat të cilat u janë krijuar për të zhvilluar veprimtarinë e tyre sa më mirë dhe më të lehtë”,…

Read More

Mero Baze Fjalimi i Edi Ramës në Nju Jork është një akt politik i Shqipërisë ndaj Kosovës. Shqipëria ka marrë përsipër në një moment të vështirë për Kosovën të demontojë një proces politik ndërkombëtar ndaj Kosovës, i cili nuk ka çuar ashtu siç pritej në zbardhjen e krimeve ndaj serbëve, por dhe në një degradim të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Fjalimi është një peshë e rëndë për Shqipërinë, sidomos po të shikoje përpjekjen e kryeministrit për ta ndërthurur “vënien në qoshe” të Kosovës përmes një procesi politik, në një botë të trazuar nga Rusia, ku ndarja lindje- perëndim kërkon…

Read More

Shtëpia më e madhe e basketbollit në botë, FIBA i ka dhënë goxha respekt yllit të Sigal Prishtinës, Dardan Berisha. Basketbollisti pejan, i cili luan me fanellën e Prishtinës, do të aktivizohet në kualifikueset e FIBA Europe Cup. Sipas FIBA, Dardan Berisha është një nga lojtarët për t’u ndjekur në këtë turne. “Ne zgjodhëm disa lojtarë për të mbajtur një sy nga talentet emocionuese deri tek të rinjtë perspektivë dhe figurat veterane, ndërsa beteja për të kaluar në sezonin e rregullt po nxehet në katër turnetë kualifikuese”, thuhet në artikullin ku është emri i Dardanit. Më poshtë ua përcjellim…

Read More

Një libër koral i dhimbjes dhe vuajtjes, ndërkaq dhe universal… “Kjo është dëshmia e tragjedisë së jetuar në heshtje nga mijëra njerëz, opozitarë, disidentë dhe martirë të diktaturës së përgjakshme komuniste. Një përvojë e jetuar në vetën e parë dhe e shndërruar në një rrëfim që, për shkak të karakterit të saj universal, interpreton emocionet, kujtimet, vuajtjet dhe mizoritë e padëgjuara të atyre që patën fatin e keq të përplaseshin me uniformat e policisë politike të Enver Hoxhës. Visar Zhiti u burgos pikërisht për veprën e tij poetike, e shmangur nga dogmat mbizotruese të realizmit socialist. Ndodhitë e tij,…

Read More