Author: admin

Blejnë vetëm gjërat e domosdoshme, ndërsa një pjesë të produkteve që deri i cilësonin si elementare, qytetarët tanimë i kanë vendosur në kategorinë e luksit. Qytetarët thonë se kjo është kriza më e madhe që janë përballur ndonjëherë dhe mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet mujore. “Këtë gjendje të krizës kurrë s’kemi qenë”, tha një qytetar. “Të krejt populli ndikon. Jo pak më pak tash marrim”, tha një tjetër qytetar. “Është shumë shtrenjtë, ndaj pagave dhe pensioneve tona shumë dobët. Shumë vështirë po shkon. Nëse nuk do të punonte edhe gruaja vështirë. Përndryshe të vijë ndonjë mysafir nuk mund ta…

Read More

Mjeku me prejardhje nga Kosova Dukagjin Krasniqi tash e tutje kontributin e tij do ta japë si kryemjeknë Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen, raporton Albinfo.ch. Për emërimin e tij në një pozitë kaq të rëndësishmë ka njoftuar mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi. Ky i fundit është shprehur i kënaqur për rrugëtimin e suksesshëm të kolegut të tij. “Nuk është lehtë të përparosh në këtë mënyrë dhe është e qartë që duhet mund dhe sakrificë. Unë e kam përkrahur doktorin që në fillim dhe është bukur kur e shoh që…

Read More

Mjekët nga Lugina e Preshevës do të kenë mundësi për të kryer specializime në Kosovë, pasi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës miratoi kuotat. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani përmes një shënimi në Facebook. “Miratohen kuotat për specializim të kuadrove shëndetësore nga Lugina e Preshevës në Republikën e Kosovës. Kjo në bashkërendim me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka njoftuar Sinani. Sipas njoftimit të Sinanit degët e miratuara për këtë afat janë: kirurgjia abdominale, mjekësia familjare, anesteziologjia dhe toksikologjia, duke thënë se në të ardhmen do të ketë edhe degë të…

Read More

Me një muaj voneës, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë, pas suspendimit të grevës pesë javore nga SBASHK-u. MASHTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ministria u ka bërë thirrje drejtorive komunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Ndërkohë që SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura, ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton do të formojë sot një grup punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit, lansimin e bashkëpunimit ndërkomunal me GIZ-in gjerman, i cili është pikë hyrëse në procesin e hartimit të Planit Regjional për Menaxhimin e integruar të Mbeturinave, përmes Bashkëpunimit Ndër-Komunal, në përputhje me legjislacionin vendor në fuqi dhe me standarde Evropiane, si dhe objektivat e Strategjisë së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (2021- 2030); Përmes kësaj strategjie, menaxhimi i mbeturinave do të bëhet pa rrezikuar shëndetin publik, pa dëmtuar mjedisin, si dhe pa rrezikuar ujin, tokën, bimët dhe kafshët, pa shkaktuar pengesa përmes zhurmës apo aromave dhe…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozim-buxhetin për vitin 2023, në një seancë ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku ka propozuar që në seancën e sotme të shqyrtohet dhe miratohet vetëm propozim buxheti për vitin 2023, ndërsa pikat tjera të shtyhen për seancën e aradhes, e cila do të ftohet shumë shpejt. Riad Rashiti, drejtor i Financave, ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2023 është hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit. Buxheti për vitin 2023, në shumë prej 32,599,281 euro, është për 3.5 milionë më…

Read More

Nën organizimin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, kryetarët të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për menaxhimin e mbeturinave, i cili është bashkëfinancim edhe i Bashkimit Evropian. Pas ceremonisë së nënshkrimit, në emër të kryetarëve të komunave që ishin prezentë, ka folur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka falënderuar krerët e komunave dhe organizatën GIZ për bashkimin në çështjet dhe temat e përbashkëta të qytetarëve për të ndihmuar në menaxhimin e mbeturinave. “Ky memorandum ka ardhur pas një diskutimi disa mujor mes kryetarëve të komunave dhe organizatës GIZ. Sot kemi arritur…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë të kuorumit e ka ndërprerë seancën e sotme, pasi opozita (LDK, AAK, Vatra, LS) e ka braktisur sallën e mbledhjeve, me arsyetim se nuk mund të thirret seancë e re pa u mbyllur ajo paraprake. Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, ka thënë se pikat e mbetura nga seanca e tetë, e cila ishte ndarë në dy pjesë, janë bartur në këtë seancë dhe do të shqyrtohen në fillim dhe pastaj do të vazhdohet me pikat tjera, të rekomanduara nga KPF-ja për seancën e nëntë të Kuvendit. ‘Ligjërisht jemi në rregull sa i përket…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Gjilanit do t’i shtohen edhe dy çerdhe të reja. Ai ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të nis ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj ne Dobërçan. “Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan”, ka thënë kreu i Gjilanit. “Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen”, ka shtuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Ditën ndërkombëtare të zemrës,  i është bashkangjitur aktivitetit të vetëdijësimit në qendër të qytetit, i organizuar nga klubi rotarian “Gjilani”, i cili ka për qëllim ta mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi përgëzoi klubin rotarin për inicitivën, ka thënë se preventiva nënkupton që do të jetojmë më të shëndetshëm dhe më mirë. “Sot i jam bashkuar aktivitetit për shënimin e Ditës ndërkombëtare të zemrës dhe pas kontrollit nga doktori e kuptova që zemrën e kam mirë dhe fatmirësisht shenjat janë…

Read More