Author: admin

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasje në tentativë në Gjilan. Rasti kishte ndodhur më 21 shkurt në ora 22:38, ku një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë”, thuhet në raport. Lexo po ashtu: Vrasje në tentativë në Gjilan Ndërkaq, në raportin 24 orësh të së premtes bëhet e ditur se…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës, ku një person, 33 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkaq tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Valon Osmani nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit bëri të ditur për Telegrafi se sot rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. “Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 40 vjet burg katër të akzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në gusht të vitit 2022. Sipas njoftimit, gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz. I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe për…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ndërkaq ky i fundit konfirmoi mbështetjen e shtetit turk për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe në NATO. Konjufca uroi ambasadorin Angılı për detyrën e re dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira e se ato bazohen në miqësi të kamotshme, partneritet strategjik dhe respekt të ndërsjellë. Gjithashtu i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një ceremoni rasti ku brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, në Viti, është hapur sot qendra “Klasat për Nëna”. Me këtë rast kryetari Haliti ka folur rreth projekteve me AMC-në. “Sot kemi nderin të fillojmë me dy programe të reja për shëndetin e nënës, klasat për nëna dhe fëmijë në 1000 ditët e para, që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore ndaj nënave dhe natyrisht edhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj shërbimeve që ofron në QKMF-në e Vitisë”, u…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal (AZHR) Lindje, mbajti mbledhjen e rregullt të Bordit të Agjencisë, në të cilën morën pjesë shumica e kryetarëve të Komunave të rajonit Lindje. Kryetarët e Komunave gjate takimit patën diskutim të frytshëm rreth sfidave të përbashkëta si dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte ndër-komunale dhe rajonale. Çështjet të cilat u diskutuan në këtë takim, ndër të tjera, ishin edhe projektet e rrugës rajonale Gjilan-Ferizaj, Rruga Begracë-Kacanik i vjetër, zhvillimi i turizmit në rajonin Lindje, rehablitimi i shtratit te lumit “Morava e…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe nënkryetari i komunës, Hasan Aliu kanë pritur sot në një takim Arben Mehmetin – anëtarë i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Me këtë rast, në këtë takim që kishte më shum karakter informues u diskutua rreth bashkëpunimit të mirë mes komunës së Vitisë dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës./GJILANI INFO/

Read More

Biblioteka Publike “Ramadan Musliu” në Viti, pritet të furnizohet edhe me shumë tituj të rinj librash dhe atë në vlerë prej 6400 euro. Kjo pasi që dje përgjegjësja e bibliotekës publike në Viti, Sadie Dauti kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit . Drejtori i DKRS-së në Viti, Valmir Sahiti ka thënë se pasurimi i bibliotekës në Viti, do të bëhet edhe me projekte të tjera duke paralajmëruar se së shpejti në bashkëpunim me USAID dhe BONEVET do të investohet edhe në furnizime të reja me libra dhe në digjitalizimin e kësaj biblioteke. Ndërkaq…

Read More

Autoritetet në Gjilan kanë shoqëruar në stacion policor një të dyshuar, i cili kishte shtënë 22 herë me revole me gaz. Rasti ka ndodhur në rrugëln Elena Gjika, dje rreth orës 19:56. I dyshuari kishte pranuar veprën penale. “Njësitë policore kanë sekuestruar revolen dhe 22 gëzhojat e shkrepura”, thuhet në njoftimin policor. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

Read More