Qyteti me mbi 115 mijë banorë, dhe i gjashti më i madhi i Zvicrës, Winterthuri, bëhet për herë të parë me ordinancë angiologjike nga angiologu Naim Mehmeti.
Ordinanca «Gefässmedizin Winterthur» ndodhet në qendrën tregtare Triamal në Winterthur. Me mbi 160 metra katror dhe katër dhoma kontrolli, ordinanca është e para e këtij lloji në qytetin e Winterthurit.
Dr. med. Naim Mehmeti ka punuar për një kohë të gjatë në spitalin e Winterthurit si angiolog. Mehmeti Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar në vitin 2004 në Universitetin e Vjenës në Austri. Specializimin e mjekësisë interne e ka pëfunduar në vitin 2011 në spitalin Universitar të Cyrihut. Kurse specializimin e Angiologjisë e ka përfunduar në vitin 2014 në spitalin Universitar të Cyrihut. Nga viti 2014 deri në shkurt 2017 ka punuar si kryemjek (Oberarzt) në angiologji spitali Kantonal Winterthur. Nga shkurti 2017 e deri në fund të shkurtit të këtij viti punoi si kryemjek udhëheqes (Leitender Arzt) ne repartin e Angiologjisë të spitalit Kantonal të Winterthurit.
Ne kemi takuar mjekun Naim Mehmeti në ordinancë, në katin e tretë të qendrës tregatre, në dhomën ku mjeku shqiptar përcakton daignozën e një pacienti. Ordinanca është tërësisht e re, e ndriçuar dhe e pajisur me aparaturën më moderne të kohës. Angiologu ka investuar një shumë të lartë për paisjet dhe rregullimin e ordinances, në mënyrë që shërbimet të jenë të shpejta, të sakta dhe të sigurta.
Pyetjes sonë si duket një ditë punë në ordinancë me një pacient që vjen për një kontrollim rutinor, mjeku thotë;
«Pacientët të cilët vijnë për një checkup, u bëjmë matjen e qarkullimit të gjakut, matjen e tensionit. Pastaj kontrollohen enët e gjakut permes ultrazërit për të parë a kanë kalcifikime, ngushtime, apo janë te zgjeruara. Qëllimi i checkup-it është parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare, siç është infrakti në zemër apo sulmi në tru. Mirëpo nëse konstatohet se enët e gjakut kanë ndryshime, merren masar për terapi adekuate. Meshkujt mbi moshën 65 vjeçare duhet ta kontrollojnë aortën, enën e gjakut kryesor në trup, sepse janë deri në nëntë herë më të rrezikuar se femrat për të pasur një aneurizem (zgjerim të aortes). Aneurizma e aortes mund te qojë tek çarja e aortes dhe si pasojë mund të vij vdekja nga gjakdedhja e mbrendshme», tërheq vërejtjen angiologu me prejardhje nga Gjakova, shkruan albinfo.ch.
Kujdes nga diabeti dhe yndyra në gjak
Kushdo që ka problem me tensionin e lartë të gjakut, yndyrë në gjak, sëmundjen e sheqerit, duhet ti kontrollojnë enët e gjakut dhe adresa e duhur është të angiologu Naim Mehmeti.
Nga ku më pas mjeku përcjell gjendjën shëndetësore të pacientët dhe merr masat adekuate për terapinë. Pacientët me diabet rekomandohet të kontrollohen për çdo vit nga specialist të enëve të gjakut.
“Nëse dëshironi ta dini statusin tuaj të eneve gjakut me një metodë joinvazive, pa rrezatime, atëherë këtu mund të merrni të gjitha këto shërbime shprehet në intervistën për albinfo.ch. Dr. med. Naim Mehmeti.
Në ordinancë bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi joinvaziv. Pacienti merr terapi medikamentoze. Kurse intervenimet kryhen në spital. “Pacientët dërgohen me diagnozë dhe terapi të qartë në spital vetëm për intervenim dhe më pas kthehen prapë në ordinancë me tajtim të mëtutjeshëm”, shpjegon babai i dy fëmijëve, angiologu Naim Mehmeti.
Në ordinancë bëhet edhe trajtimi i variceve (venave varikoze) permes Skleroterapis ose me Kateter. Përveç enëve të gjakut në zemër dhe atyre që janë brenda në tru, të gjitha enët e tjera të gjakut në trup i trajton angiologu.
“Ne kemi tri lëmi ku jemi me të specializuar; nën një angiologu ka rol vendimtar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Parandalimi infraktit në zemër dhe sulmit në tru, veshkë dhe në zorrë. Plus infrakti në këmbë apo duar, i cili munde te shkaktoj probleme te medha shendetsore shprehet Naim Mehmeti.
“Nëse dëshironi të keni zemër dhe organe të tjera të shëndosha, duhet së pari të keni enë të shëndosha të qarkullimi të gjakut”, këshillon mjeku. “Ne nuk merremi vetëm me parandalimin. Ne trajtojmë poashtu edhe infraktin në këmbë, analog sikur infrakti në zemër i cili shpesh është vdekjeprurës, shpjegon Mehmeti, transmeton Albinfo.ch.
Tromboza mund të përfundojë me fatalitet
I pytur mbi sëmundjet me të shpeshta te venave që mund të përfundojnë me fatalitet, angilogu veçon Trombozën e venave te thella si dhe embolin pulmonare.
Tromboza ndodh kur një venë bllokohet nga një mpiksje. Shkaktarët e mundshëm të trombozës janë: mungesa e levizjes, p.sh. pas operacioneve, udhëtime të gjata me avion, autobus ose veturë, kancerit e të tjera. Tromboza e venave të thella është një nga format më të zakonshme të trombozës. Kjo shkakton ënjtje dhe dhimbje në këmbën e prekur. Një trombozë në krah është më pak e zakonshme, por zakonisht është shumë e dhimbshme. Krahu fryhet dhe venat janë më të theksuara në sipërfaqen e lëkurës. Pasoj e Trombozës se venave të thella e posacerisht e atyre në këmbë është embolia pulmonare, e cila shkakton shkëputjen e mpiksjes nga venat e këmbës në enët pulmonare, duke rezultuar me vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të qarkullimit të gjakut potencialisht kërcënuese për jetën.
Sa i përket sulmit në tru, angiologu e cilëson si një nderprerje të papritur të rrjedhjes së gjakut në tru. «Një shkaktar shume i shpesht i sulmit ne në tru është një bllokim në enet e gjakut ne qafe (karotiden), duke rezultuar në çrregullime të qarkullimit afatshkurtër ose të përhershëm në indet e prekura të trurit. Në praktikën tonë, kalcifikimet e arterieve karotide mund të diagnostikohen herët me anë të një ekzaminimi me ultratinguj. Në rast të pengesave përkatëse, fillon terapia me ilaçe, e cila synon të parandalojë një sulm në tru».
Të gjitha këto e probleme të tjera, ju mund ti parandaloni apo ti mbani nën kontroll duke vizituar me kohë dhe me rregull mjekun angiolog, Naim Mehmeti. Me të cilin mund të komunikoni shqip apo gjermanisht në Praxis für Gefässmedizin in Winterthur.
Foto: Armend Berisha