Author: admin

Naim Emini është një tjetër futbollist i talentur shqiptar, i cili ka filluar të shkëlqej në futbollin zvicerian. 18 vjeçari luan për ekipin e Azzurri Lausanne, ku po shfaq potencialin e tij. Ai është i lindur në Zvicër, me prindër që kanë prejardhjen nga Vaksinca e Kumanovës. Naimi është i datëlindjes 15 gusht 2004. I gjatë është 186 cm, kurse peshon 62 kg. Ai hapat e parë në futboll i ka bërë në moshën 8- vjecare, duke luajtur për Chavannes, ndërsa më pas në Espagnol Lausanne dhe tani në Azurri Lausanne. Në gjashtë ndeshjet e sezonit të ri, Naimi…

Read More

NGA WAN MUHAMED ZULFIKRI Unë nuk e kam lexuar romanin “Alkimisti”. E di, që çdokush që shkruan një artikull mbi Koelhon, duhet të paktën duhet të lexojë më parë librin që e bëri atë të famshëm në mbarë botën. Në fakt, i vetmi libër që lexova ishte romani “Aleph”, dhe ishte vërtet shumë i bukur. Pasi e lexova, krijova në mendjen time imazhin e shkrimtarit si një person shumë spiritual dhe i qetë. Për të mësuar më shumë rreth tij lexova biografinë e autorizuar “Luftëtarët e jetës” e shkruar nga Fernando Morais. Pjesët më interesante të librit ishin historitë e…

Read More

Performanca e ushtrise ruse gjatë tetë muajve në fushën e betejës konsiderohet më shumë se zhgënjyese. Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, presidenti rus Vladimir Putin  ka “shkelur” ushtrinë e tij, pavarësisht se mburret në çdo rast për makinerinë e tij të luftës, të cilën ai e ka ndërtuar vazhdimisht për 22 vite. Megjithatë, përtej paradave mbresëlënëse në Sheshin e Kuq, Forcave të Armatosura Ruse – përveç moralit dhe vizionit mungon menaxhimi, ekspertiza e lartë dhe sistemet moderne teknologjike, zhvillimi i trajnimit, municionet, rrjetet logjistike dhe furnizimi dhe, së fundmi, potenciali, edhe pse para 24 shkurtit ata u renditën të dytat…

Read More

Eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 366 miliardë lekë, gjatë 9-mujorit janar-shtator të këtij viti, duke shënuar rritje me 37.9 %. INSTAT publikoi sot raportin “Tregtia e jashtme” për periudhën janar-shtator, sipas të cilit grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 11.1 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 10,9 %, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.6 %. Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 695 miliardë lekë, duke u rritur me 25.1 %, krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT-it, në nivelin e importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet “materiale…

Read More

Aida Birinxhiku ishte kandidate në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate Shqiptarja Aida Birinxhiku ka nisur tashmë zyrtarisht punën e saj në Parlamentin e Suedisë për vitin 2022, shkruan albinfo.ch. Ajo ka vite që është aktive në skenën politike të Suedisë në shumë aktivitete. Ajo shkëlqeu në fushatën elektorale që u mbajt muaj më parë në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate. Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton dhe vepron në Halland, Falkenberg, të Suedisë. Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje…

Read More

Një serb është arrestuar në Hungari. Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë luftës në Kosovë. Sipas mediave hungareze i njëjti është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile. Është bërë me dije se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Read More

Policia e Kosovës në Kamenicë, ka ndaluar një kamionetë me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në kamionetë i dyshuari kishte pasur të ngarkuara drunjë për djegie për të cilat nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm. Drunjtë janë sekuestruar nga zyrtarët kompetent , ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është hapur konkursi për aplikim për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së. Mehaj ka njoftuar se aplikimi mund të bëhet nga sot e deri në 25 tetor 2022. “Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit sipas kritereve të Rregullores së FSK-së dhe të Akademisë së Forcave Ajrore, procedurat ankimore, kriteret tjera, dokumentet e kërkuara për aplikim, si dhe udhëzimet se si të aplikoni, qasuni në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org, në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net ku edhe është publikuar shpallja e konkursit”, ka shkruar Mehaj. Gjithashtu kandidatët e interesuar duhet të plotësoni…

Read More

Punëtoria ua  ka ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të identifikojnë disa çështje të komunitetit, duke u angazhuan për të i zgjidhur. Punëtoria dy ditore e mbështetur nga USAID ndihmoi qytetarët dhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit për të gjetur mënyra për të komunikuar më mirë në identifikimin dhe zgjidhjen e çështjeve të komunitetit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të identifikojnë disa çështje të komunitetit që u angazhuan për të zgjidhur. Ky është fillimi i një partneriteti të vërtetë mes qytetarëve dhe pushtetit lokal./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat në terren për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në infrastrukturë. Kësaj radhe, kreu i Gjilanit ka vizituar punimet e ndërtimit dhe asfaltimit të rrugëve në Livoç të Epërm dhe Livoç të Ulët. Ndërkaq, ditë më parë, kryetari Hyseni ka parë nga afër punimet për rregullimin e rrugëve edhe në fshatin Haxhaj. “Po punojmë në çdo cep të komunës”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/

Read More