Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat në terren për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në infrastrukturë.
Kësaj radhe, kreu i Gjilanit ka vizituar punimet e ndërtimit dhe asfaltimit të rrugëve në Livoç të Epërm dhe Livoç të Ulët.
Ndërkaq, ditë më parë, kryetari Hyseni ka parë nga afër punimet për rregullimin e rrugëve edhe në fshatin Haxhaj.
“Po punojmë në çdo cep të komunës”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/




