Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Reçel me boronica dhe çokollatë

September 26, 2023

Ronela po vjen me EP me 7 këngë

September 26, 2023

Mënyra për ta bërë trurin tuaj të funksionojë sikur të jetë 30 vite më i ri

September 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Reçel me boronica dhe çokollatë
  • Ronela po vjen me EP me 7 këngë
  • Mënyra për ta bërë trurin tuaj të funksionojë sikur të jetë 30 vite më i ri
  • Rëndësia e ullinjve për shëndetin e njeriut
  • Serbia 1914
  • Asllani mund të huazohet në janar
  • Kohët tona
  • Shqiptarja, pjesë e jurisë të “Miss USA 2023”
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Ballina»Lajme Qendrore»Rajonale»Eurodeputeti slloven: Vendete e BE-së e shohin Serbinë “Rusi ballkanike”, ajo duhet ta pranojë marrëveshjen me Kosovën
Rajonale

Eurodeputeti slloven: Vendete e BE-së e shohin Serbinë “Rusi ballkanike”, ajo duhet ta pranojë marrëveshjen me Kosovën

adminBy adminMarch 12, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Deputeti i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj ka thënë se asnjëra palë nuk mund ta refuzojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se qëllimi parësor i saj është ulja e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ai shtoi se rreziku i madh për Serbinë është se disa vende anëtare të BE-së e shohin atë si “Rusi ballkanike”.

Eurodeputeti slloven, në një intervistë për “Nova”, thotë se marrëveshjen e pranuar nga Kurti e Vuçiq, në bazë të Propozimit evropian e sheh një përpjekje për të gjetur emëruesin më të ulët të përbashkët mes Serbisë dhe Kosovës.

“Vlerësimi i BE-së është se kjo është e pranueshme për Serbinë dhe në anën tjetër për Kosovën. Marrëveshja nënkupton njohjen e Serbisë, por në të njëjtën kohë nënkupton që Serbia nuk do ta njohë zyrtarisht Kosovën. Do të thosha se ky është kreativiteti maksimal i diplomacisë së Brukselit në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Groshelj.

I pyetur nëse ka mundësi që Serbia ta refuzojë këtë dokument, ai tha se marrëveshja është krijuar në atë mënyrë që asnjëra palë nuk mund ta refuzojë.

“Mendoj se kjo marrëveshje, nëse nënshkruhet, do të kërkojë përfundimisht negociata shtesë për disa detaje. Mendoj se kjo është vetëm një marrëveshje ombrellë dhe se ideja është të bien dakord më vonë, kur gjërat të fillojnë të funksionojnë, për gjëra për të cilat ata nuk mund të bien dakord tani. Kam përshtypjen se një ide e tillë është në prapavijë dhe se BE-ja dhe SHBA-ja aktualisht po përpiqen të bindin palën kosovare, serbe dhe shqiptare, sepse në këtë proces ka rol edhe diplomacia e tyre dhe kryeministri Edi Rama”.

Eurodeputeti slloven mendon se njohja reciproke nuk planifikohet për momentin, por në një të ardhme.

“[Njohja reciproke] Është një synim në një të ardhme afatmesme apo afatgjatë. Me sa e kam kuptuar, tani primare është zvogëlimi i mundësisë së tensioneve të reja, përshkallëzimit dhe destabilizimit të marrëdhënieve. Dhe nuk po flas vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Ai ka folur edhe me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare deri në fund të këtij viti, duke pasur parasyshë se vitin e ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet në BE.

“Unë jam pak i shqetësuar për këtë. Pas shumë vitesh zvarritje, ka ardhur një ambicie e madhe që çdo gjë të përfundojë deri në fund të vitit. Unë mendoj se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të jenë më pak ambicioze dhe se është e nevojshme të përqendrohen në çështje që në thelb nuk janë të mëdha, por që mund të përshkallëzohen – si targat dhe kartat e identitetit. Nëse do të kishte një rregullim të përditshmërisë me disa ide që lidhen me zgjidhjen e çështjeve strategjike, do të ishte një sukses i madh, dhe gjithçka do të zbatohej – më duket se ka pak kohë për këtë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse ka rrezik që çdo gjë të dështojë nëse deri në fund të vitit 2024 nuk është dakorduar gjithçka, pra para zgjedhjeve në BE, Groshelj tha se nuke beson në këtë.

“Mendoj se do të arrihet një marrëveshje dhe pastaj gjatë zbatimit do të ketë negociata dhe koordinim të detajeve. Do të shohim se çfarë Komisioni [Evropian] do të vijë pas kësaj, dhe ai do të jetë në gjysmën e dytë të vitit 2024, pas formimit të Parlamentit Evropian. Në thelb, gjërat nuk do të ndryshojnë shumë në këtë drejtim, sepse ka një konsensus, jo vetëm brenda PE-së, por edhe brenda Këshillit të BE-së. Dyshoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh dhe vazhdimësia do të ruhet”, tha eurodeputeti slloven.

Ai gjithashtu është pyetur nëse është e rëndësishme që Serbia të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe nëse atëherë do të ishte më i favorshëm për Serbinë dokumenti për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën?

“Nuk mendoj se ky plan do të ndryshonte shumë. Rreziku i madh për Serbinë është se, për shkak të qëndrimit të saj ndaj Rusisë, ka krijuar një përshtypje të tillë tek disa shtete anëtare të BE-së, saqë ata tani e shohin Serbinë si një lloj ‘Rusie ballkanike’. Numri i vendeve që kanë këtë pikëpamje po rritet dhe kjo nuk është e mirë. A do të ishte mirë për Serbinë vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë? Sigurisht që po. Kjo do të kontribuonte në forcimin e pozicioneve të saj negociuese në rrugën drejt BE-së. Kjo pikë është gjithmonë në axhendë, sa herë që flisni për Serbinë sot. Kjo çështje tani në Bruksel trajtohet si ‘ose je me ne ose je kundër nesh’ dhe në këtë kontekst do të ishte mirë që Serbia të fillojë procesin e distancimit nga Rusia, të vendosë sanksione dhe të zvogëlojë ndikimin propagandës ruse në opinionin publik”, tha Groshelj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

September 20, 2023

Presidentët e rajonit mblidhen në Shkup për takimin Brdo-Brione

September 11, 2023

Shqipëria merr sot presidencën e Këshillit të Sigurimit

September 1, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Kuzhina

Reçel me boronica dhe çokollatë

By adminSeptember 26, 2023

Shfrytëzoni kohën kur kjo frutë është ende mund të gjendet në dyqane dhe bëni…

Ronela po vjen me EP me 7 këngë

September 26, 2023

Mënyra për ta bërë trurin tuaj të funksionojë sikur të jetë 30 vite më i ri

September 26, 2023

Rëndësia e ullinjve për shëndetin e njeriut

September 26, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Reçel me boronica dhe çokollatë

September 26, 2023

Ronela po vjen me EP me 7 këngë

September 26, 2023

Mënyra për ta bërë trurin tuaj të funksionojë sikur të jetë 30 vite më i ri

September 26, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.