Author: admin

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur. Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në Vojnik. Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo…

Read More

Me rastin e “Ditës së Falënderimeve” amerikane, së bashku me zëvendes komandantin e komandês regjionale të lindjes, nënkolonel Brady dhe ushtarët e KFOR-it amerikan,shënuam “Ditën e Falenderimeve amerikane”. Me këtë rast falënderova popullin amerikan për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për popullin e Kosovës. Poashtu,falënderova ushtarët amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunën e Vitisë, si dhe për punën e palodhshme me qëllim të ofrimit të sigurisë,në veçanti për qytetarët vitias./GJILANI INFO/

Read More

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka filluar sot Manifestimi në kuadër të Festës së Flamurit. Sot është mbajtur koncerti i përgatitur nga shkolla e baletit dhe muzikës, me pika të ndryshme, të interpretuara nga fëmijët e këtyre shkollave. Ju rikujtojmë se ky manifestim do të vazhdojë deri me datën 28 Nëntor, me pika të ndryshme të përgatitura nga DKRS./GJILANI INFO/

Read More

Prezantoi në “TikTok” para që dyshohet se i ka fituar përmes veprave penale – policia nuk e gjen të dyshuarin në shtëpinë e tij në Gjilan Policia e Kosovës njoftoi se këtë të enjte ka realizuar një operacion në Gjilan, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘pastrim i parave’. Sipas njoftimit, hetuesit policorë kanë kontrolluar shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën penale të lartcekur, të cilën dyshohet ta ketë konsumuar gjatë periudhës kohore tetor 2022. “Kontrolli është realizuar duke u  bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore…

Read More

Me prezencën ndaj Kamerunit, Xherdan Shaqiri hyn në historinë e kombëtares së Zvicrës. 31-vjeçari që luan në MLS me Chicago Fire ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022). Me këtë statistikë, Shaqiri arrin Valon Berhamin që ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Zvicrës në Kupat e Botës 2006, 2010, 2014 dhe 2018. Duhet theksuar se dy lojtarët e Zvicrës me më shumë prezenca në Kupat e Botës, në të vërtetë janë të dy me origjinë shqiptare.

Read More

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka mbyllur me barazim ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round, për kualifikimet e Evropianit 2023. “Dardanët” U19 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, kanë barazuar me Qipron, 0:0. Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit luajtën më mirë, bashkëvepruan dhe e qarkulluan topin më mirë se kundërshtari dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por sikur topin nuk donte të hynte në portën qipriote. Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të “dardanëve” por Qipro u mbrojt mjaft mirë. Kështu pas…

Read More

Ardian Nuhiu dhe skuadra e Dritës kanë ndërprerë bashkëpunimin. Nuhiu në konferencën për medie ka lënë të nënkuptohet se ndarja ka qenë miqësore. Ardian Nuhiu ka thënë se Drita do të ketë një vend të veçantë në zëmrën e tij. “Dua të falënderoj këtë familje të madhe të klubit Drita. Katër vite të jashtëzakonshme. Emocione, histori, fitore, humbje, dhimbje e për më tepër gëzime. Falënderoj 2 presidentët dhe drejtuesit që gjithmonë, 24 orë kemi qenë bashkë për të mirën e kësaj skuadre. Falënderoj edhe tifozët, mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme nëpër stadiume. Stafit tim, stafit mjekësor, dhe më të…

Read More

Një dëshmitar ka dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më pas, ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka tërhequr deklaratat e tij, duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente. Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme, si dhe personi që e kishte nxitur për t’i dhënë ato deklarata, del se kishin lidhje me shërbimin sekret serb.…

Read More

Portieri Yann Sommer është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e specializuar “Sofascore”. Futbollisti Xherdan Shaqiri asistoi në golin e fitores, duke u vlerësuar me notën 7.0. Me notën 7.0 u vlerësua edhe autori i golit Breel Embolo. Granit Xhaka ka treguar lojë të mirë dhe është vlerësuar me notën 7.1. Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Kamerunit, në hapje të Grupit G në Kampionatin Botëror.

Read More