- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
- Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
- Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
- Mbi 2 mijë e 290 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Author: admin
Greqia ka qenë nga strehët e para të futbollistëve shqiptarë, që janë lindur apo rritur në shtetin fqinj. Shumë lojtarë janë pjesë e moshave, ekipeve të dyta apo edhe në ekipet e para, pavarësisht se një problem që ka mbetur ndër vite, është ajo e përfaqësimit në lidhje me kombëtaren. Shumë futbollistë janë paragjykuar për zgjedhjet e tyre dhe kjo ka ndikuar jo pak në karrierën e tyre. Gjithsesi, një prej lojtarëve të dalluar së fundmi, është Ermis Selimaj, i cili ka debutuar me ekipin e parë të PAOK-ut. Ekipi grek është duke zhvilluar fazën përgatitore në Qipro dhe…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë zhvilluar takim miqësor në Bashkinë e Athinës në Greqi me kryetarin, Kostas Bakoyannis. Kryetari Hyseni tha se në takim diskutuan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në nivel lokal dhe progresin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, e veçanërisht Athinës; si dhe tema të tjera me interes për të dyja palët. “Falënderues dhe mirënjohës për ftesën për pjesëmarrje në konferencën “Samiti i Kryetarëve të Bashkive 2022 Kundër Antisemitizmit”, pjesë e të cilës ishin përfaqësues të shumtë shtetëror si Presidentja e Republikës…
NGA: DEDË PREQI Sjelljet dhe veprimet e dhunës ndaj gruas, janë skenat më të mbrapambetura që i takojmë përditë në shoqërinë tonë shqiptare, dhe si akte të tilla duhet t’i quajmë akte qyqare, dhe pikërisht lënë përshtypjen e një shoqërie primitive, që lypset të ndryshohet me kthimin e njeriut normal dhe aftësinë për të organizuar një shoqëri dhe shtet të mirëfilltë dhe me të drejta të barabarta ndaj gjinive. Është tmeruese për një shoqëri, kur në këtë kohë dalin skena të tilla dhunuese e trishtuese ndaj femrës tonë shqiptare, kur edhe para syve të publikut, sikur ishte rasti i fundit…
Kryendeshja e ditës së sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “974” në të cilin përballen Serbia me Kombëtaren e Zvicrës. Zvicra e synon sot fitoren me çdo kusht kundër Serbisë, fitore kjo e cila do t’ia siguronte kualifikimin tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton KosovaPress. Dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet që sot t’i udhëheqin “Helvetikët” drejt fitores kundër serbëve, fitore kjo e cila do ta gëzonte gjithë popullin shqiptar. Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë Botëror, Zvicra pësoi humbje…
NGA: BERAT THAQI Krijimtaria letrare e Marigona Zekajt është për çdo lavdatë më e urue për punën e saj të larmishme duke I fal kulturës dhe letërsisë zhanre të ndryshme.Pas suksesit të librit të parë me thënie “Rrugët ekzistojnë’’-nga SHB “Meshari”, Prishtinë,2021 dhe,,Varg Loti-2021, , ,, Mos më lëndo pranverë’’ 2022, dhe tani vëllimi poetik,, ‘’Është e rëndë pasha e fjalës’’ rëndë pasha e fjalës’’-2022 ,padyshim Marigona Kelmendi-Zekaj Zekaj është e pranishme me sukses në fushën e krijimtarisë letrare shqiptare. Madje, ajo kohëve të fundit është mjaft e frytëshme shikuar në aspektin e kultivimit të llojeve, ku gërshetohen shumë elemente…
Të gjitha rrugët shpien në Hotel Kameha Grand në Zürich. Gjithçka është gati për gala mbrëmjen e ndërmarrësve shqiptarë në Zvicër, të cilën po e organizon edhe këtë vit swissalbs. ©Albinfo.ch/Armend Berisha ©Albinfo.ch/Armend Berisha ©Albinfo.ch/Armend Berisha Kjo u realizua në një gala mbrëmje glamuroze që mblodhi nën një kulm përfaqësues shqiptaro-zviceranë në fushën e ndërmarrësisë, për të zgjedhur kështu “Sipërmarrësin e vitit 2022”. Platforma mediale albinfo.ch ishte sponsor medial i këtij aktiviteti. ©Albinfo.ch/Armend Berisha Mysafirët e veshur bukur kanë rrëmbyer vëmendjen me dukjen e tyre festive. ©Albinfo.ch/Armend Berisha Fillimisht janë pritur në apero të shoqëruar me pikat e përzgjedhura…
Drejtësi e as zbardhje të vendndodhjes për 1617 të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk ka ende. Ndërsa trysnia e faktorit ndërkombëtar mbi Serbinë për të treguar për vendndodhjen e lokacioneve të mundshme me varreza masive të shqiptarëve, po konsiderohet e zbehtë. Në hyrje të Kuvendit e përballë Qeverisë qëndron obelisku i dëshmisë së mbi 1600 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit, tash e 23 vjet. Brenda korridorit që çon tek holli I Kuvendit të Kosovës, mbi 1600 çelësa rrinë të varur. Secili zyrtar i lartë vendor e ndërkombëtar mund të shohë…
Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha se përkushtimi se amerikan për Kosovën, për sovranitetin e saj, pavarësinë e saj, integritetin territorial dhe sigurinë është i fortë. “Dhe nuk ka të bëjë me një person dhe një parti. Partneriteti është me njerëzit e vendit dhe ne nuk do t’i braktisim ata”, tha ai. Në një diskutim në Këshillin e Atlantikut, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar, duke folur për Kosovën dhe Serbinë, vlerësoi marrëveshjen e javës së kaluar për targat e makinave, duke e quajtur të rëndësishme për uljen e tensioneve. “Ka qenë…
Sot nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i DBZHR-së, Naim Pira kanë bërë shpërndarjen e 50 makinave mjelëse dhe 40 inkubatorëve për qytetarët e kësaj komune të cilat u financuan nga vetë komuna. Me këtë rast kryetari Haliti foli edhe për angazhimin e komunës në përkrahje të fermerëve dhe qytetarëve të saj. “Me një planifikim të buxhetit dhe më pak para, por me shumë donacione dhe ndihma për fermer nuk është askund tjetër si në komunën e Vitisë . Edhe pse kemi pasur një buxhet…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Faredin Selmanin dhe Avdullah Kadriun. Me këtë rast kryetari Haliti, në shenjë respekti për punën dhe kontributin e dhënë në fusha të ndryshme për institucionet komunale të Vitisë, i ka nderuar me mirënjohje z. Selmanin dhe z.Kadriun./GJILANI INFO/ 9292 8 comments 8 shares Like Comment Share

